Ekspertiza: Ritvani është shëndoshë e mirë

Postuar në 27 Gusht, 2018 13:13

Report Tv raporton duke referuar burime të vetat se ekspertiza mjeko ligjore për Ritvan Zykajn është përmbyllur me rezultat pozitiv për shëndetin mendor të personit që më 12 gusht të këtij viti ekzekutoi tetë persona nga fisi i vet në Selenicë të Vlorës.

Ekspertimi u krye me kërkesë të Prokurorisë, por ai u gjykua si i tillë edhe nga histeria kolektive që krijohet në Shqipëri në kësi ngjarjesh. Sipas Report TV mjekët kanë deklaruar se ai nuk është kuruar nga sëmundje mendore dhe as ka kartelë të hapur.

Zykaj u tha se filmoi viktimat pasi kreu aktin dhe është shfaqur i qetë edhe në sallën e gjyqit apo para prokurorëve. Ritvani pra është shëndoshë e mirë dhe mesa duket vrasjet e tij duhet të kërkohen për të tjera arsye dhe rrethana që do të sqaronin një ngjarje të pazakontë, por që është objektivisht e hetueshme në motivet e veta.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.