Partia në këmbë me bathët e Saimirit

Postuar në 11 Gusht, 2018 17:59

Statistikisht qeveria thotë se ia ka dalë me krimin, atë të rrugës. Dhe për këtë numëron sa koka më pak ikin nga viti në vit.

Kryeministri del dhe lexon grafikë, duke shpalosur viza që i quan sukses të shtetit ligjor që drejton. Ministri që mori meritat tani është vetë për në burg, ndërsa zgjidhjet që propozohen për të shmangur masakra si ajo e Selenicës janë sërish fushatat publiçitare të modelit Tahiri për mbledhjen e armëve.

Fushatë që u financua nga Bashkimi Europian, por që siç tregojnë bathët rezultoi një vrimë në ujë. Është e vërtetë se krimi nuk ka nacionalitet por ka qeveri që krijojnë terrenin që Rambo të tillë si Ritvan Zykaj të shpalos in talentin sipas humorit pa asnjë vështirësi për të gjetur kallashnikovin e radhës. Qeveria pushkët e lehta të propagandës i ka të gatshme për t'u atashuar me tragjedi që pabesisht godasin vetëm popullin. I tillë është rasti i deputetes Spioropali që ka propozuar rrugëzgjidhje për daljen nga kjo situatë, duke e ndarë këtë vizion me ndjekësit e saj në fejsbuk. 

Postimi i Spiropalit: Të marrim armët

Fushatë publike për mbledhjen e armëve. Ligj i posaçëm me dënim të rëndë për ata që zotërojnë armë pa leje. Dënim maksimal për vrasësit me apo pa probleme mendore.

Gjëma e mbrëmshme nuk mund dhe nuk duhet të përsëritet. Jemi pak për të duruar makabritete të tilla. Shpirti i të vrarëve u prehtë në paqe! Zoti u dhëntë forcë familjarëve të mbijetuar!

Comments

Submitted by Lala KROSI II (not verified) on

Propozim shume me vlere. Asnje ne kete vend nuk e di qe armet duhen mbledhur.
E njeh kjo Spiropalja gje Olta Xhacka Bukuroshen ?
Le ti coje haber te beje inventarin e armeve te vitit 1996 e te dali e ti mbledhi cfare i mungojne. Apo nuk ka inventar e qellimisht vene keso derr ministrash qe ti bejne corap gjerat me shume.
KETA E DINE QEVERISJEN PIKNIK NE KULMAK

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.