Turqia kërkon anëtarësimin në BRICS
Turqia ka kërkuar së fundmi që të bëhet pjesë e grupit ekonomik BRICS, ku bëjnë pjesë Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka kërkuar që BRICS të lejojë Turqinë që të bëhet pjesë, duke kërkuar simbolikisht që akronimit të grupit t’i shtohet edhe gërma T në fund.
Kina qëndron sidomos me idenë e zgjerimit. Shoh se ata po konsiderojnë përfshirjen e vendeve të tjera në këtë platform. Nuk i kundërvihen. Jemi bashkë në G20 me pesë nga këto vende. Do të doja që të ndërmerrnin hapat e nevojshëm për të na lejuar që të marrim një vend në BRICS
është shprehur Erdogan.
Ai i bëri këto deklarata nga Johanesburgu duke njoftuar kështu se Ankaraja zyrtare po sheh alternativa të tjera ndaj Bashkimit Europian, ku duket se i kanë mbyllur derën për shkaqe kryesisht fetare.
Add new comment