Një raport i dyshimtë për përmbytjen e Bibliotekës Kombëtare

Postuar në 25 Korrik, 2018 18:32

Instituti i Ndërtimit ka arritur në përfundimin se përmbytja e Bibliotekës Kombëtare një muaj më parë, që shkaktoi dëmtimin e rreth 12 mijë librave, u shkaktua nga ujerat nëntokësorë dhe degradimi i ndërtesës.

Të paktën kështu thotë Vizion Plus duke iu referuar hetimit të plotë mbi ngjarjen. Ekspertët kanë vërejtur se gjendja aktuale e ndërtesës dhe sistemeve mekanike është e rëndë dhe se ujërat nëntokësore shpërthyen në katin e poshtëm, pasi objekti në themelet e tij dhe në dysheme ka dëmtime duke lejuar depërtimin e ujit.
https://www.vizionplus.tv/emergjence-ne-biblioteken-kombetare/
Që gjendja e ndërtesës dhe sistemeve të mbrojtjes nga uji mund të jetë e amortizuar kjo nuk përjashtohet. Ajo që nuk thuhet është si ka ndikuar ndërhyrja në sistemin e kullimit të sheshit Skënderbej në volumin e ujit nëntokësor rreth Bibliotekës Kombëtare. A ka pasur shkarkim të ujërave sipas gjurmës që u projektua me ndërtimin e sheshit apo kjo gjë nuk kanë funksionuar?

Dyshimet janë të forta për mosfunksionim të sistemit të kullimit ose keqprojektim të tij, pas nuk u përmbyt vetëm Biblioteka Kombëtare por edhe Bashkia e Tiranës. Inxhinieri zbatues i projektit ka folur për probleme në tubacionin  e Rrugës së Durërsit, por ashtu si në rastet e tjera ku është e implikuar Bashkia e vërteta vështirë të mësohet. 
 
Aq më tepër që devotshmëria e institucioneve për të çertifikuar të vërtetat e bashkisë është provuar edhe herë të tjera, si në në rastin e përfundimeve për godinën e Teatrit Kombëtar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.