Një precedent për Teatrin/Marrja e Kishës së Shën Prokopit

Postuar në 08 Korrik, 2018 12:48
Andrea Llukani

Kthimi i kishës ishte motivi i manifestimit të madh të datës 14 mars 1994, që nisi udhën nga kisha e "Ungjillëzimit" për në kishën e "Shën Prokopit", e cila vazhdonte të ishte restorant. Menjëherë pas liturgjisë hyjnore, të rinjtë ortodoksë me ikona ndër duar të paraprirë nga kryqi, të cilin e mbante Kristi Çuko, me mbështetjen e qindra besimtarëve u ndeshën me policinë në përpjekje për të futur kryqin në kishë, e cila vazhdonte të përdhosej duke qenë vend dëfrimi.

Vargu i gjatë i besimtarëve me të mbërritur te kisha e "Shën Prokopit" bëri një litani përreth kishës dhe më pas mori pjesë në shërbesën e Bekimit të Ujit, e cila u krye nga atë Jani Trebicka, atë Martin Rici dhe dhjakon Sotir Xhaferri. Besimtarët iu lutën Shën Prokopit, i cili është edhe shenjtori mbrojtës i bashkësisë ortodokse të Tiranës me qëllim që tu kthehej kisha. Në fund u lexua një peticion drejtuar autoriteteve qeveritare . 

Autoritetet të shtyrë nga interesa vetjake, nuk dëshironin që ta kthenin kishën, kështu më datën 13 prill 1993, 21 të rinj ortodoksë u futën në argjërim dhe lutje në kishën e "Ungjillëzimit" për të kërkuar kthimin e pronave të kishës. Ata nëpërmjet një komunikate u bënë thirrje të krishterëve dhe gjithë popullit shqiptar: "Të na mbështesni dhe të bashkoheni me ne, në lutjet drejtuar Zotit, Jisu Krisht që t’u ndriçojë mendjen qeveritarëve tanë për të na rikthyer kishat, manastiret, pasuritë dhe pronat tona shekullore, që mbahen akoma të sekuestruara pa të drejtë nga kjo qeveri demokratike. Lusim Zotin së bashku që festën e Pashkëve ta festojmë me rikthimin e të gjitha kishave, manastireve dhe pronave tona" . 

Zemrat e ndezura të rinisë ortodokse ishin të ndezura për të kërkuar deri në fund të drejtën e tyre të ligjshme, prandaj ata hynë në kishën e "Ungjillëzimit" për argjërim shpirtëror. Kështu u motivua qëndrimi në kishë, që zgjati disa ditë. 

Përbërja e të rinjve pjesëmarrës ishte e ndryshme, kishte të rinj nga rinia ortodokse me kryetar Andi Nikollën, nga grupi i Ollgës nën udhëheqjen e Miron Çakos dhe grupimin e tretë e përbënin studentët e teologjisë Artem Cici, Jorgo Papadhopulli, Foti Cici dhe Andrea Llukani, të cilët sapo qenë kthyer për pushimet e pashkëve. Gjatë ditëve të argjërimit shpirtëror të rinjtë luteshin vazhdimisht. Këto veprime të studentëve ortodoksë zgjuan vëmendjen e opinionit shqiptar dhe qeveritarët qenë të detyruar që të bënin diçka. 

Lekë Tasi dhe Aleko Dhima shkuan për të dorëzuar komunikatën e të rinjve në zyrën e kryeministrit Aleksandër Meksi, por ishte e pamundur që të hynin. Gjithsesi Aleko Dhima mundi të hynte në zyrën e kryeministrit Meksi, i cili duke e parë që nuk mund ta shtynte më çështjen, përgatiti aty për aty vendimin e kthimit të kishës. Lajmin e gëzueshëm për marrjen e kishës së "Shën Prokopit" e dha Kryeepiskopi Anastas, i cili gjatë predikimit në liturgjinë hyjnore të datës 1 gusht 1993 njoftoi besimtarët, të cilët e pritën me duartrokitje të nxehta. Me rastin e rimarrjes së kishës së "Shën Prokopit" më 15 gusht 1993 Fortlumturia e Tij, bëri përurimin duke celebruar Liturgjinë Hyjnore. Në predikimin e Tij, Kryeepiskopi Anastas ndër të tjera tha: "Morëm truallin, por duhet të ngrihet një kishë e bukur më e mirë se ç‘ka qenë më parë. Mund të jemi të varfër, por kur jemi të pasur në besim mos u shqetësoni. Le të shohim dhe shumë mrekulli të tjera. Dua të falënderoj të gjithë ata që u përpoqën për këtë ditë". 

Burimihttps://www.facebook.com/bibliotekaortodokse/posts/908234092699966

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.