Lista false e artistëve, Pirro e Pavlina Mani: S’kemi firmosur
Si çdo gjë tjetër që lidhet me Bashkinë e Tiranës edhe lista me 65 emrat e artistëve që kanë firmosur një peticion për shembjen e godinës ekzistuese dhe ndërtimin e një teatri të Ri është me fallcitete. Dy nga emrat që presupozohet se kishin firmosur për vizionin e Veliajt dhe kompanisë “Fusha Sh.p.k” ishin edhe regjisori i njohur Pirro Mani dhe bashkëshortja e tij Pavlina Mani, të cilët jetojnë prej vitesh në SHBA.
Por në një prononcim për gazetën “Shekulli” Pirro dhe Pavlina Mani mohojnë të kenë firmosur një peticion të tillë, aq më tepër për shembjen e Teatrit.
“Përderisa në këtë punë paska futur hundët politika, ne nuk prononcohemi për asgjë. Pirro Mani ka rreth dhjetë vjet që nuk ka lëvizur nga Amerika, e çfarë firme mund të ketë venë ai, në qoftë se ai është këtu në Amerikë. Lëreni të qetë se është në fund të viteve të jetës së vet, është i sëmurë. Ne nuk jemi as për prishjen e Teatrit. Ne jemi për Teatër, të ekzistojë teatri të ekzistojë edhe një teatër i ri, një godinë e re, të ekzistojnë 2-3 teatro për Tiranën, se e meriton ai vend të ketë teatro sic e ka gjithë bota”- shprehet Pavilna Mani.
Nga ana tjetër, lista me 65 emrat përfshin më së shumti artistë që janë emëruar drejtorë nga qeveria aktuale në disa institucione si dhe emra që janë angazhuar në fushata elektorale me Partinë Socialiste.
Add new comment