Kiço mos qaj se do bëhet teatri i ri!

Postuar në 28 Qershor, 2018 21:41

Protesta e artistëve - atyre që kanë mbetur - ka deklaruar se do të nisë nënshkrimi i një peticioni për të kundërshtuar prishjen e Teatrit Kombëtar, duke pranuar si opsion vetëm ruajtjen dhe restaurimin e godinës ekzistuese. Në protestë kanë munguar marrëveshëtarët me kryebashkiakun, fakt që është pranuar edhe nga artistët në protestën e sotme. Në një gjest ironik, aktori Gent Zenelaj, i është drejtuar regjizorit Kiço LOndo që e ndjek prej ditësh protestën nga dritarja e teatrit të vet, me thirrjen: Kiço, mos qaj! Se do bëjmë teatër të ri! (minuta 12:20). Komuniteti ngjan i përçarë dhe shpresat për të ndalur zbatimin e projektligjit që u miratua sot në Parlament mbetet vetëm qëndresa reale. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.