Akuza para tri ditësh në Parlament/Toyota Yaris me 1.5 milionë euro, i përket Taulant Ballës
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2018/06/Untitled_2018_06_24_17.png?itok=MunZIriO)
Sot është njoftuar në media kapja në Durrës e një makine tip, Tojota Yaris, në të cilën u gjetën 1.5 milionë euro. Sipas njoftimeve të përcjella, autoritetet shqiptare janë njoftuar nga Interpol Italia, në një aksion që të kujton atë për drogën e Maminasit.
Por rasti në fjalë është shumë i rëndësishëm, pasi ai u paralajmëruar në Parlament tri ditë më parë nga kreu i PD-së, Lulzim Balla, i cili madje ka përmendur shifrën e saktë të parave, por edhe llojin e makinës në të cilën ato janë transportuar. Basha akuzoi Taulant Ballën, kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste si pronar të parave duke ngritur kështu një çështje që kërkon sqarime serioze dhe hedh dyshime shumë të mëdha mbi implikimin e përfaqësuesve politikë në trafiqet e drogës. Përmbi të gjitha, informacioni i poseduar nga z. Basha sinjalizon interesa të aktorëve të huaj për të goditur një segment të politikës që është fuqizuar shumë që nga zgjedhjet e vitit 2013.
Video, minuta 1:33
Add new comment