Ish-Shefi i SHIU-t me shifra personale

Postuar në 09 Qershor, 2018 18:45

Nëse duam të kuptojmë se çfarë individësh drejtojnë institucionet shqiptare, mjafton të dëgjojmë ata që kur janë në detyrë hiqen dhe shiten si të depolitizuar. Kujtojmë këtu përballje tpublike të këshilltarit të Presidentit, Piro Ahmetaj, apo edhe qëndrimet e ish-shefit të Shtabit të Ushtrisë, Xhemal Gjunkshi, aktualisht deputet i Partisë Demokratike. Militantë politikë që dëshirojnë të afirmohen me deviza gjoja ideologjike ndonëse në detyrë janë për të tjera cilësi.

Sot ka qenë radha e ish-shefit të Shërbimit Informativ të Ushtrisë, Ylli Zyla që të dalë e të flasë në cilësinë e një eksperti për sigurinë. Çështja është te debatoi për kampin e të kthyerve nga Siria, ish-luftëtarë të Shtetit Islamik, apo edhe refugjatëve, për të cilët thuhet se do të ngrihet një kamp në Shqipëri. Por Zyla flet qesim siç thotë populli, pasi në një intervistë për “syri.net”, ai deklaron se Shteti Islamik ka patur 600 mijë njerëz nën armë.

Thotë ish-shefi i SHIU-t:

I kam dëgjuar edhe unë raporte e mediave franceze, dhe mendoj se kjo do të ishte një patate e nxehtë për vendin tonë, pasi shtete si Shqipëria he Kosova kanë probleme me sigurinë me varfërinë, gjithashtu një pjesë e qytetarëve janë të ekstremizuar. Pasi kemi shqiptarë dhe kosovarë që kanë shkuar në Siri dhe i janë bashkuar ISIS-it. Unë mendoj se kjo është një këmbanë alarmi, dhe do të krijonte një destabilitet alarmi. Unë mendoj se ardhja e tyre do të krijojnë një destabilitet mes feve. Ardhja e këtyre personave që prej 4 vjetësh kanë qenë të indoktrinuar si terroristë, do të kishim një këmbanë shumë të mdhe. Nëse pranuam Muxhahedinët, i pranuam sepse kishim mundësi të menaxhonim këta njerëz. Në rast se tek ne do të sjellin 600 mijë ish-ISIS , do të ishte e pamenaxhueshme, atëherë shqiptarët duhet të largohen nga vendi. Nëse vijnë 600 mijë ISIS atëherë duhet të largohemi, nuk ka më siguri në këtë vend

Është pak e vështirë që një ish-zyrtar kaq i lartë të dalë e të flasë referuar mediave, ndërkohë që referimin do të duhet ta mbante deri në fund. Nuk dihet nga cilat burime e ka Zyla shifrën 600 mijë për pjesëtarë të ISIS, pasi në shifrën më të lartë, numri i trupave të tij, nuk i kalon 100 mijë. Duket se ish-zyrtari në fjalë, i dekoruar politikisht në ngjarje te 21 janarit 2011, po bën opozitë ndaj një teme delikate ku nuk mund të flitet pa fakte dhe pa bazë. Dhe një opozitarizëm i këtillë mundet të blejë karrierë, por nuk i shton gjë vetë opozitës që luan me panikun e publikut dhe me kartat e djegura të tipit Babale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.