Çokollata ime është elegante
Nyakim Gatwech, është një modele nga Sudani i Jugut që u mëson njerëzve të mos kenë frikë nga e errëta. 24 vjeç, ajo është tashmë një ikonë e modës dhe jeton në Minneapolis, nuk druhet aspak për ngjyrën e lëkurës, që është e zezë e theksuar.
Ngjyra ime çokollatë është elegante. Kështu është ajo që prezantoj…Një komb luftëtarësh
shprehet ajo në një nga fotot në Instagram.
Më tej ajo shpjegon se iu kërkua nga një shofer i Uber që të zbardhte lëkurën, kërkesë ndaj së cilës iu përgjigj me një të qeshur.
Nuk do ta besoni se çfarë lloj pyetjesh dhe shikimesh marr për këtë lëkurë që kam…E zeza është e guximshme, e bukur, e zeza është ar…Mos lejoni standardet amerikane të dëmtojnë shpirtin tuaj afrikan. Duajeni lëkurën brenda së cilës jetoni, pavarësisht se çfarë ngjyre ka
vijon ajo. Dhe pamja e saj është më së paku shumë e veçantë dhe pse jo unike, me një bukuri të egër dhe në disa poza edhe dominuese.
Add new comment