Testi antidoping, Bolt humb rekordin
Pozitiv në testin antidoping u gjet atleti xhamajkan i stafetës 4x100, Nesta Carter, duke detyruar superstarin Usain Bolt të kthejë medaljen e artë të fituar në Lojërat Olimpike 2008 në Pekin.
Carter raportohet se ka përdorur stimuluesin e ndaluar Methylhexamine. Ai u përfshi në sportistët që u rishikuan për doping, ku u analizuan mbi 454 ekzemplarë nga Lojrat e Pekinit. Në shkallën e parë, IOC ka penalizuar ekipin xhamajkan me anulimin e medaljes së artë.
Carter apeloi në CAS, por Gjykata e Arbitrazhit Sportiv nuk i dha të drejtë, duke detyruar gjithë ekipin përfshirë, Usain Bolt, Michael Frater dhe Asafa Poëell, të kthejnë medaljet e fituara në stafetën 4x100. Megjithatë, Usain Bolt nuk është dekurajuar pavarësisht humbjes së rekordit të tij. Tani ai do të ketë 8 medalje ari në koleksionin e tij dhe jo 9.
"Rregullat duhet të respektohen, por në fund të ditës, gëzimi për fitoren e medaljes së artë në garën e stafetës në Pekin në vitin 2008 mbetet përgjithmonë"-shkruajti ai në twitter.
Add new comment