"Republika e Maqedonisë së Ilindenit”, emri që propozohet nga Shkupi
"Republika e Maqedonisë së Ilindenit” në variantin e papërkthyer “Republika Ilindenska Makedonija») është emri i ri i propozuar nga Shkupi në kuadër të bisedimeve me Greqinë. Megjithatë, sipas mediave, "Maqedonia e Re " dhe "Republika e Maqedonisë së Epërme" (Nova Maqedonia, Gorna Maqedonia) janë variantet kryesore që mbeten në tryezën e diskutimeve.
"Ilinden" lidhet me kryengritjen në Ilinden në 20 korrik 1903, në ditën e Profet Ilias, kur Komitët (grupi separatist bullgare, me sloganin "Maqedonia për maqedonasit" kërkuan ose autonomi ose varësi nga Bullgaria.
Kryengritja filloi në vilajetin e Manastirit, kryesisht nga grupe separatist bullgare me sloganin "Maqedonia për maqedonasit" si dhe nga grupe bulgarofilësh që pushtuan disa qytete e fshatrat, duke shpallur "Republikën e Krushevës".
Rebelimi, i cili shkaktoi shqetësim në Greqi për shkak të ambicieve për pavarësi ose aneksim të Maqedonisë nga Bullgaria u shtyp nga ushtria osmane. Megjithatë, konsiderohet nacionaliteti i "sllavo-maqedonasve" dhe në Shkup 2 gusht është një përvjetor i rëndësishëm kombëtar. Mediat greke duke komentuar qarqet diplomatike komentojnë se ky emërtimin zgjon prirjet irredentiste dhe konsiderohet si një konçesion i paarsyeshëm për të mundësuar edhe ndryshimet kushtetuese që kërkon Athina.
Add new comment