Projekti i debatueshëm/Banka Europiane për Investim jep 932 mln € për gazjellësin TransAnatolian
Banka Europian e Investimeve miratoi në datën 15 mars kredinë prej 932 milionë eurosh për ndërtimin e gazsjellësit TransAnatolian(TANAP) që përbën seksionin turk të Korridorit Jugor të Gazit. Ky i fundit është projekti më i madh energjetik ku është përfshirë BE-ja dhe përmes tij synohet kalimi i 16 miliardë metra lub gaz në vit që kanë si burim Azerbajxhanin. TANAP do të kalojë përmes Gjeorgjisë, Turqisë për të përfunduar në kufi me Greqinë ku lidhet me gazjellësin TransAdriatik.
Grupime të ndryshme kanë kundërshtuar projektin duke argumentuar se ai dëmton mjedisin, bie ndesh me angazhimet e BE-së qoftë në këtë drejtim, qoftë edhe për të drejtat e njeriut.
Sipas një studimi të realizuar nga Bankwatch, emetimi i metanit dhe djegia e gazit në këtë sektor krahasohet me ndotësin më të madh që është qymyri.
Të njëjta grupime thonë se BE-ja po bën sikur nuk shikon se çfarë po ndodh me nënkontraktorët e projektit në Turqi. Sipas tyre të gjithë subjektet në fjalë janë rekrutuar nga kompania shtetërore Botas, që ka lidhje direkte me presidentin Erdogan. E njëjta skemë vepron edhe në Azerbajxhan dhe ngjan disi e çuditshme që BE-ja akordon rreth 1 miliardë euro në përfitim të rrethit dhe pushtetit të dy njerzve që përndryshe i konsideron si shkelës të drejtash: Erdogan dhe Alyiev.
Në këtë kuadër, në dhjetor të vitit të shkuar, 33 anëtarë të Parlamentit Europian i kërkuan Bankës Europiane për Investim të mos financojë projektin TANAP por duket se kërkesa nuk është marrë parasysh. Në total BE-ja ka investuar në projekt më shumë sesa 6 miliardë euro.
Ky projekt është miratuar pa një vlerësim paraprak klimaterik dhe në kundërshtim me kërkesat e Marrëveshjes së Parisit për mbajtjen e temperaturës globale poshtë rritjes me 2 gradë Celcius
shprehet ndër të tjera, Anna Rogenbuck nga Bankwatch.
Add new comment