Shah/ Botërori i shkollave, për herë të parë në Shqipëri
Në fund të muajit prill në Shqipëri do të zhvillohet një nga eventet më të rëndësishme në sportin e shahut, Kampionati Botëror i Shkollave. Në një intervistë për "TemA Tv" zëvendëspresidenti i Federatës së Shahut, Erald Dervishi, deklaron se do të marrin pjesë 400 shahistë nga e gjithë bota.
Në fund të muajit prill në vendin tonë do të organizohet një nga eventet më të rëndësishme në sportin e shahut. Durrësi do të bëhet mikëpritës i Kampionati Botëror të Shkollave, ku do të marrin pjesë rreth 400 lojtarë nga të gjitha shtetet e botës.
Në një intervistë për TemA TV zëvëndëspresidenti i Federatës së Shahut, Erald Dervishi, tregon disa nga detajet e këtij eventi.
Federata Shqiptare e Shahut në bashkëpunim me Federatën Botërore të Shahut në datat 20-29 prill do të organizojë do të organizojë kampionatin Botëror të shkollave ne Shah ku do të ketë një pjesëmarrje të gjerë. Do të jenë rreth 400 fëmijë që do të jenë pjesmarrës në këtë event ndërkombëtarë. Do të ketë me qindra gazetarë, organizatorë zyrtarë të Federatës Botërore të Shahut. Një total prej 600 personash nga e gjithë bota të cilët do të mblidhen në qytetin e Durrësit përgjatë periudhës kohore që do të organizohet ky event
tha Dervishi.
Dervishi shprehet se ky kampionat që vjen për herë të parë në Shqipëri dhe do t’i shërbejë rritjes së shpejtë të projektit të shahut në shkolla, afrimin e të rinjve në këtë sport, si dhe formimin e shahistëve cilësorë.
“Ky është një nga eventet më të rëndësishme të Federatës Botërore të Shahut vjetore. Ky event ndërkombëtarë që ne do të organizojmë tani do t’i shërbejë rritjes së shpejtë të projektit të shahut në shkolla, afrimin e brezit të ri pranë sportit të bukur të shahut dhe prodhimit të shahistëve cilësorë në të ardhmen e afërt”, deklaroi zëvëndëspresidenti i Federatës së Shahut.
Dervishi shtoi gjithashtu se janë disa grupe fëmijësh që ndjekin stërvitjet me trajnerë të personalizuar për sportin e shahut, të cilët kanë arritur rezultate në garat ndërkombëtare.
Kemi disa grupe fëmijësh aktualisht të cilët ndjekin me trajnerë të personalizuar, të cilët po prodhojnë dhe rezutlate me grup moshat në eventet ndërkombëtare. Kemi 2-3 nxënës të cilët realisht mund të prodhojnë dhe rezultate në këtë event ndërkombëtar, por çdo gjë është për t'u parë dhe për t'u ndjekur me vëmendje
theksoi Erald Dervishi.
Kjo ngjarje botërore që zhvillohet në Shqipëri do t’i japë shtysë rigjallërimit të traditës së shahut në Shqipëri.
Comments
Mijera gazetare :P
Mijera gazetare :P
Add new comment