Shqipja, gjuhë zyrtare në Maqedoni(video)
Parlamenti i Maqedonisë ka miratuar ligjin për përdorimin e gjuhëve me 64 vota pro. Ligji në fjalë i jep status zyrtar edhe shqipes meqenëse flitet nga më shumë se 20% e banorëve të shtetit. Situata në Parlament ka qenë e tensionuar, pasi deputetë e VMRO-DPMNE kanë kundërshtuar ashpër. Mediat në Maqedoni njoftojnë madje për një situatë prag konfrontimi fizik mes ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe kreut të Parlamentit, Talat Xhaferri. Ky i fundit nuk ka pranuar të marrë në shqyrtim 35 mijë amendamentet e paraqitura nga partia e Gruevskit që e konteston ligjin me argumentin se cenon karakterin unitary të shtetit. Po kështu Xhaferri ka deklaruar pas seancës se presidenti George Ivanov nuk mund ta bllokojë më ligjin në fjalë.
Në rastin e Ligjit për Gjuhët rast kjo procedurë është respektuar plotësisht. Parlamenti vlerëson se sugjerimet apo vërejtjet e kryetarit Ivanov nuk janë në kompetencë të tij, dhe si të tilla nuk mund të jenë pjesë e rishqyrtimit të ligjit, për shkak se e drejta e vetos e tij nuk nënkupton që ai nuk ka kompetencë të vlerësimit të ligjit të miratuar në Parlament. Aq më pak kryetari i shtetit nuk ka kompetencë të jetë pjesë përbërëse dhe të jetë pjesë përbërëse në pushtetin ligjvënës
ka deklaruar Xhaferi.
Add new comment