Frontex merr nën kontroll kufijtë e Shqipërisë
Shqipëria ka “dorëzuar” formalsht kontrollin e kufijve ndaj Bashkimit Europian. Frontex, organizmi europian për kufijtë do të vendoset në vendin tonë dhe do të marrë kontroll për situatën e kalimit me synim kufizimin e trafiqeve. Komisioneri Europian për Migrimin dhe Punët e Brendshme, Dimitris Avramopoulos ndodhet për një vizitë dyditore në Tiranë ku do të takohet me drejtuesit më të lartë të qeverisë.
Gjatë konferencës për shtyp me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Avramopoulos sqaroi se çfarë nënkupton marrëveshja e re.
Marrëveshja parashikon menaxhimin më të mirë të emigracionit të parregullt, si të BE ashtu edhe të Shqipërisë. Kjo është marrëveshja e parë e përfunduar dhe do të na shërbejë si model për të ardhmen. Kemi nënshkruar edhe një marrëveshje të rëndësishme për luftën kundër drogës. Në të ardhmen Shqipëria do të ketë mundësi për të pasur akses për politikat kundër drogës. Kam kënaqësinë të mbështesim iniciativat për luftën kundër drogës. Kjo përpjekje mund të bëhet efikase vetëm nëse bashkëpunojmë.
Dëshirojmë që Shqipëria të vijë sa më pranë BE. Dëshiroj ta përgëzoj Shqipërinë për menaxhimin e flukseve të emigracionit të parregullt. Duhet të ulim numrin e personave që abuzojnë me lëvizjen e lirë, pasi të gjitha duhet ta ruajmë procesin e liberalizimit të vizave. Mirëpres që të thellojmë bashkëpunimin. Lufta kundër krimit duhet të vijojë dhe mirëpres procesin e planifikuar të Vettingut në polici. Kemi pasur progres këto kohë. Shqipëria po i afrohet gjithnjë e më shumë BE
tha Avramopulos.
Ky është një zhvillim që normalisht stabilizon kontrollin e kufijve në kuptimin e një lëvizjeje që menaxhohet direkt nga Brukseli. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë, por me ardhjen e Frontex në Shqipëri, lëvizja e lirë e qytetarëve shqiptarë duhet të çlirohet nga kontrollet e deritanishme dhe shtrëngimet periodike, përderisa në kufijtë e saj vendoset formalisht policia europiane. Do të ishte e pakuputueshme që urdhëri i verës së kaluar i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë për garancitë shtesë dokumentare të qytetarëve që dalin jashtë vendit, të qëndrojë ende në fuqi.
Comments
Cfare eshte kjo Fronteks
Cfare eshte kjo Fronteks (Frontex), thashe! Kerkova ne google dhe menjehere dalin nje sere artikujsh. Si gjithnje i pari nga Vikipedia dhe ky mjafton. Por jane me qindra artikuj, kritike gjithashtu.
Megjithse si projekt dh projekt-ligj i ka fillimet qysh ne 2004-en, kjo angjesi e EU-s (BE-s) per kontrollin e kufinjve europiane e ka nisur veprimtarine ne tetor te 2016. Pra prej rreth 1 viti e pak ka nisur puna e kesaj angjesie, dhe konkretisht ajo ka punuar deri me tani ne detin mesdhe, ne oqeanin Atlantik (ishujt Azore), ne kufirin bullgaro-turk. Tani, duke u vendosur ne kufinjte e Shqiperise, kjo angjesi (e pakompletuar akoma) vendoset per here te pare ne kufijte e brendshem te Europes (!?). Kuptohet, Shqiperia ka qene gjithnje vend eksperimentesh, si e tille ka detyrimin t'i lere kufinjte e saj ne dore te nje angjesie te huaj.
Add new comment