Skandali "Novartis" tërbon Mitsotakis: "Lojë e Tsipras për të larguar vëmendjen nga çështja e emrit të Maqedonisë"

Postuar në 08 Shkurt, 2018 11:48

Skandali “Novartis” në Greqi që duket se përfshin në hetim një pjesë të mirë të së djathës greke, ka provokuar tensione të mëdha politike. Hetimi u njoftua nga rrjeti shtetëror ERT dhe ai do të drejtohet nga Parlamenti grek, çka presupozon se pas këtij hetimi ka patjetër një interes politik.

Për kreun e Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis, çdo gjë është një manovër e kryeministrit aktual, Alexis Tsipras, që sipas tij po bën atë që di të bëjë më mirë: të përgojojë kundërshtarët dhe të përçajë qytetarët.

Ai po përpiqet të shpëtojë veten me të vetmen gjë që di të bëjë mirë. Të shpifë për kundërshtarët dhe të përçajë qytetarët. Me makinacione të padëgjuara të shkatërrojë sundimin e ligjit”, tha Mitsotakis që ka shtuar se Tsipras po I bën të gjithë këto pasi është kapur në flagrancën e lëshimeve të mëdha që prekin edhe interesin kombëtar siç është p.sh çështja e emrit të Maqedonisë.

“Çdo gjë duhet të dalë në dritë, por jo me dorashka. Nuk do të pranoj përgojimin e një partie të tërë dhe tërheqjen e jetës publike në vend përmes baltës të krijuar nga tre individë që fsheshin duart”, tha Mitsotakis sipas të cilit Tsipras është një njeri i rrezikshëm për demokracinë greke dhe pavarësinë e institucioneve.

Duket se Tsipras ka ditur të zhvendosë vëmendjen nga çështjet si ajo e Maqedonisë duke evidentuar raste korruptive të stërmadha që i faturohen “patriotëve” të djathtë. Skandali “Novartis” duket se kërkon të imitojë një tjetër skandal të madh në Greqi, atë me “Siemens” që solli prishje karrierash tek e majta tradicionale greke, por edhe tek partia e Mitsotakik me shifra korruptimi që thuhet se arrinin deri në 100 milionë dollarë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.