Koreano-veriorët janë të stërvitur për të qëndruar në rradhë (Foto)
Fotografi Eric Lafforgue është një të paktët njerëz që pati mundësinë e rrallë të njihet me një vend misterioz si Koreja e Veriut. Me aparatine tij ai u përpoq të shpëtuar nga kufizimet dhe të fotografonte jetën e vendasve kur ajo nuk ishte e kontrolluar në mënyrë të ngushtë nga regjimi represiv.
"Që nga viti 2008, kam udhëtuar në Korenë e Veriut gjashtë herë. Në sajë të kartës dixhitale isha në gjendje të ruajta fotot që bëra. U solla si çdo turist tjetër. Ata nuk më lejuan mua të fotografafoja policë, ushtarë, etj por me një lente zmadhimi prej 300mm dhe i ulur në ndenjësen e pasme të autobusit kam arritur të shkrep shumë të fotografi”-tha ai.
Dhe me të vërtetë shkrepi mijëra foto, shumica e të cilëve tregojnë qytetarët dhe zyrtarët e qeverisë në jetën e tyre të përditshme. Kur u kthye nga udhëtimi i tij i gjashtë në Korenë e Veriut në vitin 2012, qeveria e Koresë së Veriut, i kërkoi që fotot e publikuara në internet t’i tërheqë.Rezultati i refuzimit të tij ishte ndalimi nga regjimi i Kim Jong Un për të kaluar kufirin dhe vizituar vendin.
Add new comment