A bën mbrapa Edi Rama?

Postuar në 18 Dhjetor, 2017 11:16

Vendimi i qeverisë shqiptare për fillimin zbatimin së  marrëveshjes për ngritjen e varrezave të ushtarëve grekë të rënë në luftën e Dytë Botërore është parë nga mediat e vendit fqinj si një hap mbrapa i kryeministrit Edi Rama në raport me Greqinë. Seksioni grek i CNN duke iu referuar mediave shqiptare shkruan se Takimi i Kretës me sa duket prodhoi një marrëveshje, dhe vendimi i 13 dhjetorit i qeverisë shqiptare është zbatimi i pikës së parë të saj. Megjithatë pikëpyetjet qëndrojnë lidhur me numrin e varrezave që do të ngrihen pasi vendimet përkatëse të qeverisë Berisha për vitet 2010 dhe 2012 bëjnë fjalë vetëm për dy varreza, atë të Këlcyrës dhe Bularatit.

http://www.cnn.gr/news/kosmos/story/110005/alvania-o-rama-kanei-ena-vima...

Pritshmëritë janë që kryeministri Rama  të tërhiqet edhe nga pozicioni për çështjen e kufirit detar, për të cilën ministri Kotzias tha se palët janë afër marrëveshjes. Nisur nga qëndrimi që qeveria shqiptare mbajti edhe në çështjen e projektligjit të minoriteteve, ku ndryshoi draftin në momentin e fundit për të përfshirë në listën e minoriteteve edhe atë bullgar, pyetja a bën mbrapa Edi Rama nuk është më dilemë për aq kohë sa mazhorancës i nevojitet hapja e negociatave me Bashkimin Europian.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Edi Rama edhe mund te mos beje mbrapa, ama' nga mbrapa e ka bere qe ç'ke me te.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.