Reagime ndaj deklaratave të ambasadorit rus në Serbi
Ambasadori rus në Beograd, Aleksandr Chepurin ka provokuar reagime në Serbi pas deklaratës së tij për median ruse “Sputnik” se vizitës së zv.ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, Yee, iu kushtua shumë vëmendje. Një akademik serb, Dusan Teodoroviç, ish-anëtar i lëvizjes opozitare “Mjaft është Mjaft” dhe një nga themeluesit e lëvizjes së Qytetarëve të Lirë, ka reaguar duke i kujtuar Chepurin se nuk ka pse ta ndihmojë më Serbinë. Po kështu thirrja i ka shkuar edhe Qendrës Humanitare në Nish, për të ciln Teodoroviç shprehet se nuk duhet të vijojn më me qëndrimin në Serbi.
“Unë shkruaj me shkrim cirilik, por jam i bindur se vendi i Serbisë është në BE”, shkruan akademiku serb.
Në datën 5 nëntor, Chepurin komentoi vizitën e Yee, duke komentuar nëse ai përfaqëson realisht administratën e re amerikane, apo atë të vjetrën. Spekulimet e Chepurin mbi statusin e Yee vijnë ndërkohë që SHBA po kërkon të rivendosë autoritetin në Ballkan dhe të imponojë shkëputjen e Serbisë nga Rusia.
http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2017&mm=11&dd=06&nav_id=10...
Add new comment