Zbulimi/Luvianët, aktorët kryesorë pas "Njerëzve të Detit" që i dhanë fund Epokës së Bronzit në Mesdhe
Një ekip arkeologësh zviceranë dhe hollandezë mendojnë se i kanë dhënë fund një prej dilemave më të mëdha për Mesdheun antik: shkatërrimi i qytetërimeve të epokës së bronzit. Nga gjetjet e shumta arkeologjike, sidomos në Mesdheun Lindor, është verifikuar një valë shkatërrimi masiv në thuajse të gjitha qytetet bregdetare çka çoi në rënien e atij që quhej qytetërimi i epokës së bronzit. Viti 1200 p.e.s është kyç në këtë datim që deri më sot ka mbetur peng i hipotezave nga më të ndryshmet. Nisur nga njëkohësia e shkatërrimit dhe shkalla e tij, në fillim u mendua për ndonjë ngjarje natyrore, por kjo nuk dokumentohet. Sëmundjet po ashtu janë mbajtur në konsideratë, sërish pa prova bindëse, meqenëse rënia në fjalë shkon rreth 300 vjet.
Por hipoteza më bindëse, është ajo se shkatërrimi që çoi në rënien e qytetërimeve të bronzit të vonë, i duhet atribuuar të ashtuquajtureve Njerëz të Detit, një lloj konfederate marinarësh që pushtuan Anatolinë, Sirinë, Kananenë, Fenikinë, Qipron dhe Egjiptin.
Ekipi i arkeologëve në fjalë del në konkluzionin se aktorët kryesorë të këtij shkatërrimi janë Luvianët, një popullsi indoeuropiane, apo disa të tilla, që bashkoheshin nën atë që quhet Kultura Luviane e cila mori zhvillim në perëndim të Azisë së Vogël. Arkeologët kanë deshifruar mbishkrimin e Kupanta – Kurunta, mbreti i Mbretërisë së Mira i cili në vitin 1190 p.e.s urdhëroi realizimin e mbishkrimit në gur. Mbishkrimi është gjetur në vitin 1878 në Afyonkarahisar të Turqisë së sotme dhe u kopjua nga arkeologu francez George Perrot.
Sipas presidentit të fondacioni për Studimet Luviane, Eberhard Zangger, gjuhëtar dhe ekspert gjuhës iluviane dhe shkrimit të saj, “luvianët nga perëndimi i Azisë së Vogël, kontribuuan në mënyrë vendimtare në pushtimet e të ashtuquajturve Njerëz të Detit, pra në fundin e epokës së bronzit në Mesdheun Lindor”.
Luvianët dokumentohen mirë nga shkrimet asire, por sidomos nga 30 mijë dokumente të gjtura në arkivat hitite të Hatushës, kryeqyteti i lavdishëm e tyre.
http://www.independent.co.uk/news/world/europe/archaeologists-decipher-a...
Add new comment