epoka e bronzit

Copëza të Qipros së shekullit XIV para Krishtit

Postuar në 18 Korrik, 2023 16:55

Ekspedita e Universitetit të Goteborgut në Teqenë Hala Sulltan në bregun jugor të Qipros ka rezultuar një nga zbulimet më mbresëlënëse ndonjëherë në Mesdhe. Më shumë se 500 objekte që datojnë në shekullin e XIV para Krishtit, mes të cilave armë prej bronzi, qeramika cilësore, gurë gjysmë të çmuar dhe objekte në fildish dhe metale të çmuara janë gjetur mes varreve të teqesë.

Zbulimi/Luvianët, aktorët kryesorë pas "Njerëzve të Detit" që i dhanë fund Epokës së Bronzit në Mesdhe

Postuar në 11 Tetor, 2017 13:06

Një ekip arkeologësh zviceranë dhe hollandezë mendojnë se i kanë dhënë fund një prej dilemave më të mëdha për Mesdheun antik: shkatërrimi i qytetërimeve të epokës së bronzit. Nga gjetjet e shumta arkeologjike, sidomos në Mesdheun Lindor, është verifikuar një valë shkatërrimi masiv në thuajse të gjitha qytetet bregdetare çka çoi në rënien e atij që quhej qytetërimi i epokës së bronzit. Viti 1200 p.e.s është kyç në këtë datim që deri më sot ka mbetur peng i hipotezave nga më të ndryshmet.

Zbulohet “Pompei Britanik”

Postuar në 20 Korrik, 2016 17:34

Arkeologët britanikë kanë rënë në gjurmë të asaj që po e quajnë “botë e humbur”.  Bëhet fjalë për një ngulim 3000 vjet të vjetër të Epokës së Bronzit në një vend që quhet Ferma Must. Një ngulim ku janë gjetur punime qeramike, tesktili, metali që i përkisnin një vendbanimi prej 30 personash që jetonin në shtëpi druri. Nuk janë gjetur skelete njerëzish, por nga analizat e deritanishme është konkluduar për një nivel të lartë punimesh të veshjeve, qeramikës etj.. Vendbanimi, edhe për arsye se u shkatërrua nga zjarri, është quajtur si Pompei Brtianik. 

 

Greqi/Zbulohet nën ujë, në Egje, një qytet i madh i epokës së bronzit

Postuar në 31 Gusht, 2015 13:12

Në Greqi njoftohet zbulimi i një qyteti të madh të epokës së bronzit, por rrënojat e të cilit ndodhen nën ujë. Zbulimi është bërë në detin Egje dhe mendohet se rrënojat shkojnë 4500 vjet më parë. Bëhet fjalë për struktura mbrojtëse, kulla, dysheme të veshura, kalime, qeramikë etj.. Ka qenë një ekip zhytësish arkeologë të Universitetit të Gjenevës që ka bërë zbulimin në gjiun e Kiladhës në Peleoponez. Muret janë të njëkohshme me piramidat e Gizës dhe siç njoftohet i paraprijnë qytetërimit mike as në kohë me 1000-1500 vjet.

Subscribe to RSS - epoka e bronzit