Dosja “Tahiri”/Sekuestrohet libri i hyrje – daljeve në Ministrinë e Brendshme

Postuar në 01 Nëntor, 2017 11:40

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka sekuestruar këtë fundjavë librin e hyrje – daljeve në Ministrinë e Brendshme, një veprim hetimor që ndërmerret në kuadër të dosjes “Tahiri-Habilaj”. “Shqiptarja.com” raporton se prokurorët dyshojnë se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka takuar Florian Habilajn pranë Ministrisë së Brendshme, nisur nga përmbajtja e përgjimeve në dosjen “Habilaj”, krijuar nga hetuesit italianë.

Gazeta referon dokumente që shkruan se i disponon sipas të cilave grupi “Habilaj” ka bashkëpunuar ngushtë me një grup tjetër tanimë në gjykim: atë të Taulant Haxhirajt dhe Renato Avdualajt. Kjo lidhje implikon edhe më shumë policinë e shtetit që ka munguar plotësisht në veprimet hetimore për grupin e Habilajve që kanë patur lidhje me grupe të tjera që janë gjurmuar. Akti i prokurorisë mund të rezultojë përcaktues për ecurinë e procesit, pasi nëse verifikohet se Tahiri është takuar me një prej anëtarëve të grupit në fjalë, ai rrezikon patjetër arrestimin për shkak se kapet në dëshmi të rreme dhe dyshimet e arsyeshme kthehen në fakte që kërkojnë sqarime të mëtejshme.

http://shqiptarja.com/home/1/tahiri-prokuroria-sekuestron-librin-e-hyrje...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.