Kryeministri kundër arrestimit të Sajmir Tahirit
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2017/10/auto_Screenshot_11508741072_2017_10_23_09.png?itok=iyJPj9SH)
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar socialist se qëndrimi politik i kësaj force politike për çështjen “Tahiri” e refuzon arrestimin e tij sipas kërkesës së prokurorisë së krimeve të rënda, paraqitur javën e shkuar në Këshillin e Mandateve.
“Ne jemi këtu jo për të mbrojtur Sajmir Tahirin, por Kushtetutën”, tha Edi Rama, që ka folur gjatë dhe ka prekur edhe aspektin personal në raportin me ish-ministrin e Brendshëm. Duke lënë mënjanë fjalët dhe akuzat, qëndrimi i Edi Ramës shkon në favor të hetimit të plotë, por jo arrestimit, ky i fundit mund të ndodhë nëse Prokuroria sjell prova. Një mesazh I ekuilibruar që as e mbron, por as e lëshon fare ish-ministrin, i cili aktualisht humbet të gjitha funksionet partiake dhe nxirret jashtë Grupit Parlamentar. Për t’u rikthyer siç tha Rama, nëse do të provojë pafajësinë e tij.
Add new comment