Kompania që ndërton në Butrint, është shitur në mars te kompania AlbDesign

Postuar në 12 Tetor, 2017 12:59

Raportimi i ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro në Komisionin e Medias dhe të Arsimit, nxori në dritë se ndërtimin rehabilitues, rikonstruktues, përshtatës etj., në Butrint e kryen kompania Hako dhe Agi Kons. Nuk dihet sesi do të veprohet më tej, por nga një raportim në Report TV, u përfol se çështja i ka kaluar prokurorisë, pasi asnjë nga kompanitë në fjalë nuk ka liçencë restaturimi.

http://www.respublica.al/2017/10/12/hako-dhe-agikons-ortak%C3%ABt-e-snac...

E pyetur sot nga ResPublica, zëdhënësja e Ministrisë së Kulturës, Milena Selimi tha se kompania “Agi Kons” e posedon këtë liçencë. Këtu dalin disa probleme të tjera. Vendimi që i hap rrugë ndërtimit skandaloz në Butrint është marrë në maj dhe diçka më vonë do jetë depozituar edhe i ashtuquajturi projekt. Në dritën e veprimeve të ministres dhe përpjekjes së saj për t’i ikur përgjegjësisë, mund të dyshohet se ndërtimi ka qenë i lobuar dhe aspak si pasojë e një studimi nga djersitjet e turistëve.

Sot revista ekonomike “Monitor” raporton se në muajin mars, kompania “Agi Kons” është shitur për 3.8 milionë euro.

Kur ndërtimi po përjeton një nga periudhat më aktive të tij të post-krizës, dinamika është zhvendosur edhe tek shitja apo blerja e kompanive të sektorit. Një rast i tillë i shitjes së kuotave është ai i kompanisë AGI KONS që numëron një seri projektesh të zbatuara në kryeqytet por jo vetëm, ku ndër më të njohura janë Rezidenca Kodra e Diellit 1 dhe Kodra e Diellit 2.

Sipas ekstraktit të kompanisë në Qendrën Kombëtare të Biznesit rezulton që aksioneri Gentjan Sula të ketë shitur për 3.8 milionë euro kompaninë e ndërtimit tek shtetasi Elvis Sula. Kontrata është nënshkruar në mars të këtij viti por është pasqyruar në ekstraktin e kompanisë vetëm në muajin qershor.

Elvis Sula nga ana tjetër është një biznesmen i njohur në Tiranë me një seri aktivitetesh mes të tjerash edhe Albdesign PSP.

AGI KONS sipas të dhënave të publikuara në faqen e  internetit numëron të paktën nëntë projekte ku përfshihen përveçse rezidencave të banimit edhe struktura akomoduese turistike në Durrës, Sarandë, Qeparo”, shkruan “Monitor”.

http://www.monitor.al/kompania-e-ndertimit-agi-kons-shitet-per-3-8-milio...

Emri i kësaj firme është shumë I njohur për publikun shqiptar. Këtu më poshtë po përcjellim vetëm disa akuza që kanë dalë në sipërfaqe në media ndaj saj, përfshirë një akuzë nga Sai Berisha përmes Facebook të tij.

http://www.citynews.al/2017/08/zbulohen-aferat-e-pista-te-denar-bibes-me-firmen-e-pscfare-i-nxoren-kamerat-e-fshehta/1

http://www.kohajone.com/2017/08/09/pak-fjale-per-disa-tenderime/

http://www.dritare.net/2017/07/24/thellohet-konflikti-ministrja-e-pd-kallezon-penalisht-plarent-ndrecen/1

http://www.panorama.com.al/thellohet-konflikti-ne-mas-ministrja-kallezon...

Rezulton sipas këtyre zërave se kompania kryen punë të mëdha përmes kontraktave publike me qeverinë aktuale. Sigurisht që transaksioni në fjalë nuk lidhet detyrimisht me ndërtimin në Butrint, që në dritën e projekteve që ka në proces Agi Kons, sipas asaj që shkruan “Monitor”, është një nga të shumtët. Por ministrja dje u pyet konkretisht për këto çështje dhe bëri sikur harroi. Është një punë e pistë, sigurisht jo nga operartori që është aty të fitojë, por nga të ashtuquajturit të zgjedhur dhe funksionarë publikë që janë asgjë më shumë se kukulla tekanjoze që u kanë dhënë një firmë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.