Basha sugjeron program kontrolli të FMN-së mbi qeverinë
Partia Demokratike do të mbështesë një program tjetër kontrolli të FMN-së mbi qeverinë. Në një takim me shefen e FMN-së për Shqipërinë, Anita Thuludhar dhe përfaqësuesin e përhershëm te misionit në Tiranë, Jens Reinke, Basha tha se ky program është i nevojshëm për shkak të gjendjes ekonomike dhe projektit korruptiv të koncesioneve.
Sipas kreut të Partisë Demokratike, qeveria ka dështuar me investimet publike, ndërsa tenderimet kanë përjashtuar nga tregu shumë biznese serioze duke mbledhur paratë publike tek një grusht njerëzisht.
Kreu i opozitës shprehu shqetësimin se fushata kundër informalitetit do të jetë e drejtuar ndaj biznese të vogla dhe do të lejojë abuzuesit e mëdhenj që operojnë me mbështetjen e qeverisë.Shqetësues sipas Bashës është dhe projekti i 1 miliardë Euro për investime publike dhe ndikimi që do të ketë kjo nismë tek borxhi publik.
Add new comment