Nga 1 tetori, aksion i ri kundër informalitetit

Postuar në 21 Shtator, 2017 15:18

Ministri i Financave dhe i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka paralajmëruar nisjen e një faze të re të luftës kundër informaliteti nga 1 tetori. Kjo fazë do të zgjasë një vit dhe sipas tij do të ketë vëmendjen më të madhe te biznesi i madh. Ahmetaj e ka bërë të ditur këtë gjë gjatë vizitës në një biznes prodhues të produkteve ushqimore.

“Nuk do të ketë asnjë ndryshim ligjor që ka të bëjë me shtrëngimin e masave. Anti-informaliteti dhe është fokusi jonë. Ka një konsiderim shumë të hollësishëm dhe të detajuar nga njësitë e riskut të të dy institucioneve. Përsa i përket doganave mallrat e akcizës dhe konsiderimi tek vlera do të jenë fokusi. Në aspektin e tatimeve ka disa industri që nga shitjet me pakicë, prodhimi, të cilët janë në fokus të një risku më të detajuar, më të thellë dhe brenda sektorëve sigurisht që ka kompani të cilat do të duhet të shihen më me kujdes” theksoi Ahmetaj. 

Qeveria ndoqi një fushatë të luftës kundër informalitetit dy vjet më parë me suksesin e vetëm shtimin e NIPT-ve në Qendrën Kombëtare të Biznesit, por pa dhënë pretenduar një sukes thelbësor në thithen e të ardhurave më të mëdha për shkak të kuponit tatimor. Në atë kohë qeveria nuk e drejtoi aksionin drejt biznesit të madh, çka pretendon se do ta bëjë sot.

  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.