Ligji i shumëdebatuar i mbetjeve kthehet në kuvend

Postuar në 18 Shtator, 2017 09:19

Ligji i shumëdebatuar  i mbetjeve do të rishqyrtohet në kuvend. Drafti është futur në kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 18 shtator - 13 tetor dhe Ligjin “Për manaxhimin e integruar të mbetjeve” u miratua në Kuvend më 22 shtator 2016, por ai nuk u dekretua nga Presidenti i Republikës, i cili e riktheu në Kuvend më 14 tetor 2016.

Më këtë ligj u tejkaluan të gjitha afatet për diskutimin e tij në komisionet përkatëse e si rezultat është kthyer përsëri në një projektligj i cili është kundërshtuar nga shoqëria civile, Aleanca Kundër Importit të Plehrave dhe opozita, por u mbrojt nga shumica qeverisëse dhe biznesi i riciklimit.

Dhënia me koncesion ose Partneriteti Publik Privat janë një tjerë “mollë sherri” në vendin tonë. Por për çudi edhe pse qeveria është e prirur që të jap me koncesion çdo gjë, nëse i referohemi projektligjit “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar ai vijon të mbetet në sirtarët e Kuvendit.

Ndërsa AKIP (Aleanca Kundër Importit të Mbetjeve) i bëri një letër të hapur kreut të qeverisë. Duke i kujtuar kryeministrit shpalljen e tij për të bashkëqeverisur me qytetarët, AKIP i kujton se mbi 90 % e qytetarëve shqiptarë janë kundër importit të mbetjeve. Po ashtu, AKIP flet me shqetësim edhe për impiantet e djegies së mbetjeve, si ai i Elbasanit, që vazhdon të shkaktojë ndotje të mjedisit. Lapsi.al po e boton të plotë letrën e AKIP. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.