PD-ja është dorëzuar, nis lypjen politike

Postuar në 04 Shtator, 2017 10:18

Askujt nuk ja priste mendja që PD-ja ta gjente kreativitetin e ideve të veta tek Edmond Sapho. Përveç qëndrimeve të këtij të fundit me rastin e zgjedhjeve në parti, apo për futjen e votimit të detyrueshëm, Spaho del sot me idenë e rishikimit të ndarjes territoriale. Në një intervistë për Gazeta Shqiptare, ai ndër të tjera thotë: 

Reforma territoriale e kryer nga maxhoranca në mënyrë të njëanshme dhe me forcën e kartonëve pati si objektiv të parë dhe të vetëm ndarjen territoriale për përfitime zgjedhore. Sot këtë e kupton çdokush. Kjo e ashtuquajtur reformë duhet ribërë për të eliminuar defektin e mësipërm, por edhe për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve, të cilat në vend që të përmirësoheshin, sikurse u pretendua, janë përkeqësuar dhe pushteti vendor është shkëputur dhe larguar nga qytetarët.
Nuk duhet të nisemi nga numri i njësive për të hartuar kufijtë e ndarjes. Nëse nisemi nga dy parametrat që përmenda më sipër numri i njësive del si derivat i tyre

http://www.gsh.al/2017/09/04/territorialja-pd-te-ndryshoje-numri-i-bashk...

Kjo është një ndër gjërat më të pabesueshme dhe qesharake. Së pari PD-ja nuk mori pjesë në diskutimin për reformën administrative territoriale. Ajo hyri në zgjedhjet e vitit 2017 me merakun e krimit dhe garancinë politike të një marrëveshjeje personale të kryetarit të saj. Asgjëkundi nuk rezultoi si shqetësim ndarja territoriale. Sot Spaho ka merak shkëputjen e pushtetit vendor nga qytetarët, diçka që se beson kush se është shqetësim i PD. E cila duket se është dorëzuar përfundimisht përballë sfidës së opizitarizmit, duke kërkuar të korrigjojë diçka nga pozita e vet e rënduar me propozime teknike që synojnë as më shumë e as më pak kapjen e atyre thelave të punësimit që ishin dikur komunat e saj.

Kjo qasje legjitimon epërsinë e PS dhe zhvlerëson akuzat për lidhje me krimin dhe manipulime elektorale sa kohë na provojnë frikën e PD se nuk do të arrijë dot të fitojë zgjedhjet. Veçse duke lypur majtas apo tek Ilir Meta, diçka e denjë kjo për një subjekt që ka për kryetar atë që ka dhe që nuk pati kurajën të bënte zgjedhje të brendshme të besueshme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.