Pa rezultat negociatat për BREXIT, Britania refuzon të paguajë

Postuar në 01 Shtator, 2017 12:23

Negociatat mbi kushtet e tërheqjes së Britanisë nga Bashkimi Evropian kanë hyrë në raundin e tretë, por nuk kanëbshënuar progres. kryenegociatori i BE, Michel Barnier, pranoi haptazi në një konferencë të përbashkët për shtyp mungesën e besimit mes palëve, ndërkohë që kishte akuzuar negociatorin e Londrës, David Davis, për një lloj "nostalgjie" në trajtimin e çështjes.

Me të drejtë, mediat e huaja flasin për "një lloj pakti", ku të dy palët fajësojnë njëri-tjetrin për progresin e vogël. Debati ka të bëjë me faturën, atë që Britania do të duhet të paguajë kur të largohet nga blloku i vendeve të BE.
Kryenegociatori i BE tha gjithashtu se bisedimet mbi marrëdhëniet e ardhshme të Britanisë me BE janë të dyshimta nëse ato do të kenë ritmin e tanishëm të progresit.

Megjithatë, ai shtoi se "këtë javë ne kemi bërë shumë sqarime të dobishme. Por nuk kemi bërë ndonjë përparim vendimtar për asnjë nga çështjet kryesore, edhe pse debati që kishim për Irlandën ishte i frytshëm", shtoi ai.
Nga ana e tij, negociatori i Londrës David Davis, tha se të dy palët "kanë bërë disa hapa konkretë", duke arritur një "shkallë të lartë të konvergjencës" për regjimin ligjor që rregullon kufirin irlandez me Irlandën e Veriut, duke nënvizuar se Londra do të "shqyrtojë" llogarinë që do të duhet të paguajë kur të lërë bllokun.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.