Reagimi i gjyqtares Mataj

Postuar në 27 Gusht, 2017 12:52
Dr. Rezarta Mata

​Para disa ditësh ResPublica riprodhoi një shkrim të "shqiptarja.com" për gjyqtarët që deklarojnë pasuri si dhurata. Gjyqatarja Rezarta Mataj ka reaguar përmes një emaili që po e botojmë të plotë. 

 

Përpara një javë në disa media të shkruara dhe vizive disa gazetarë (as të tillë nuk e kanëemrin por diletantë shpirtëzi) kanë raportuar emrat e disa gjyqtarëve të Shqipërisë të cilët epitetizohen në mënyra më ofenduese si “gjyqtarët që u pasuruan me dhurata nga gjyshja e babai”, “gjyqtarët dhe alibitë për të jusitifkuar pasuritë”, “gjyqtari pa shtëpi që u bë milioner me një rrogë”, “njihuni me bashkëjetusen e gjyqtarit që bën 7 punë brënda dhe jashtë Shqipërisë” etj.​

​Jam në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për arsye familjarë për disa javë (gazetarët si Bledi Mane, Adriatik Doçi etj. mund ta shkruajnë edhe këtë fakt në artikujt e tyre se mos nuk i kemi deklaruar përpara ILDKPI-së!!!) pasi jam mbajtëse e Green Cards. ​

​Sot, me datë 26 gusht 2017, në dilemë për të më vënë në dijeni , tepër të sikletosur dashamirës më dërgojnë linqe të portaleve, mediave ku flitet për gjyqtarët që justifikojnëçuditshëm pasurinë. Aty ishte edhe emri im. Lexova artikujt dhe ndër to pashë emra kolegëshdhe pasuritë e tyre që vetëm të çuditshme nuk mund ti thuash. Ka gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, Gjykatës së Apelit, gjyqtarë të Rretheve që kanë punuar në gjyqësor mbi njëzet vite, nuk u ka ardhur koha si çdo punonjësi tjetër në Shqipëri a në botë të vërë mënjanë njëfarë katandie. ​

​Sot çdo njëri shet e blen automjete, çdo njeri merr kredi a overdraft në bankë, çdo njeri ka familjarë që u dhurojnë dhe dhurojnë pasuri e çfarë është përtëj njerëzores. Druhem se vetëm emri gjyqtar është mallkim në Shqipëri. ​

​Gazetarët për të sërvirur skupe tek qytetarët që me të drejtë a pa tëdrejtë janë mbushur me vrer ndaj gjyqësorit paraqesin të dhëna që ne me vullnetin tonë dhe me dokumente justifikues ia kemi paraqitur Autoritetit Verifikues. Pra, ne nuk kemi asgjë për të fshehur. Gazetarët kanëshumë fakte që me dashje nuk i kanë paraqitur pasi do e bëntë artikullin tepër serioz. E kush do i blinte gazeta të tilla për relaks në këto ditë vape. Jo duhen thashetheme, duhen emra konkret, fut edhe një gënjeshtër “kriposi” me eipitete dhe sarkazëm dhe ja artikulli i preferuar i shqiptarëve (më ndjeni ju pjesa më e madhe e lexuesve, e bindur që jeni lexues racional e të ndershëm). ​

​Marrim rastin tim, ku përmëndet se gjyqtarja ka marrë dhuratë nga gjyshja e bashkëshortit 35,000 euro, kam marrë pagë unë dhe bashkëshorti im nga punët që bëjme dhe kam deklaruar edhe 200, 000 euro qokat që shqiptarët bëjnë për fëmijën  kur lind. Nuk e di pse u vjen çudi gazetarëve ku gjyshja e bashkëshortit tim, ndjestë pastë nënë Hyqmetja si një nga dy fëmijët e vetëm të Haxhi Kazazit (familje tironce e vjetër) ka trashëguar nga babai tokë prapa Konvikteve të Mjeksisë, tek Medreseja në Tiranë dhe nga shitja e një parcele trualli atje përfitoi disa mijëra euro. Ne si familje e re, për të ndërtuar jetën me dy vazjat e mitura kishim marrëkredi në Bankë Societe Generale Albania sh.a (as kredi lehtësuese që mund të marrin shumëzyrtarë në mënyrë abuzive) dhe zonjës së nderuar, Gjyshe Hiqmetes i hoqi zemra për t’i dhënënipit një shumë të ardhurash nga pasuria e saj që të mos vazhdonim këstet rrjepëse edhe për njëzet vjet.

​Une me bashkëshortin tim nuk kemi të drejtë që si çdo moshatar 35- vjeçar, mësues, mjek, inxhiner, punonjës banke por edhe një puntor i thjeshtë të blejmë një shtëpi me kredi. Fati jonë i mirë që arritëm ta shlyenim para kohe. ​

​Për gazetarët dhe çdo qyterar skeptikë duhet të jetojmë në skamje që të ekzaltohen, ndoshta edhe skamja nuk u kënaq vrerin. ​

​Nuk u mësuan këto gazetarë që ka gazetari rozë dhe mund të bësh thashetheme me këdo por jo me zyrtarë që për çdo  deklaratë kanë paraqitur prova. Kjo e fundit quhet gazetari investigative. Pse nuk i investigojnë, analizojnë dhe pastaj të raportojnë për të mirën e publikut çdo pasuri të pajustifukueshme dhe të përgatisin dosje të vërtetë për prokurori. Këto lloj lajme klishe pa prova nuk duhet të kalojnë farë në Kryeredaksi se janë bërë bozë për 26 vjet. ​

​Po ashtu më vjen keq edhe për disa qytetarë që kalojnë ditën duke bërë komente dhe nuk kontribojnë drejtësisë duke bërë kallzim në prokurori dhe të çonin gjyqtarin, prokurorin a zyrtarin e korrputuar prapa hekurave. ​

​Është e ditur se nga dy palë në një gjykim civil njëri është gjyqfitues dhe tjetri gjyqhumbës. Po ashtu është e ditur që pala do të humbasë, nuk do të ketë shije të mirë për gjykimin. Ama, është e tepërt kur palët gjyqhumbëse apo të tjerë cmirëzinj dhe thashethemexhishpifin. Për shpifjen janë aq të bindur se as emrin e saktë nuk kanë guxim ta paraqesin në blogje.E kam fjalën për “Gimmi” i cili tek gazeta elektronike Shqiptarja.com, poshtë artikullit qëpërmëndemi ne “Ufot” që marrin dhurata dhe çuditshëm justifikjmë pasuritë shprehet: “Rezarta Mataj ta përlan lekun, kot ka shpëtuar deri sot, ska ku mcefet më, në varësi se sa jep, jep vendimin, e poshtër.” Turp nuk ke o Gimmi, po shko në prokurori, dil në media publikisht raporto, pasi jam e sigurt se nuk me ke parë ndonjë herë as në korridoret e gjykatës e do dalësh vetë i poshtër.​

​ Nëse do të jetë e vërtetë ajo çfarë thua, do e ndjek deri në fund siç e kam zakon me gjyqe dhe do jesh i gjobituri i rradhës. Në karrieren time 10 vjeçare si gjyqtare ne Shkoder, Kavajë dhe Tiranë kam bërë dy kallzime për “Fyerje ndaj gjyqtarit” ku kanë përfunduar me gjobë ndaj qytetarve në 120,000 lekë, dy kallzime për “Shpifje” dhe kanë përfunduar me gjobë , dëmshpërblim moral për përsonin tim 330,000 lekë madje një avokat sot e kësaj ditë ështëarrestuar me burgim pasi bëri bllofin duke thënë që lekët i ka kërkuar gjyqtarja ndërkohë qëpadia qytetarit ishte rrëzuar në një seancë të vetme. Po lodhim edhe familjarët duke ngritur padi e duke ndjekur gjyqet por nuk mund ti mbajmë në kurriz gjëra që nuk i kemi berë. ​

​Jam shumë e zhgënjyer për etiketimin që kemi si gjyqtar në Shqipëri. Më vjen turp kur them se jam gjyqtare në Shqipëri, as nuk e përmend as në market dhe as në parukeri se edhe çmimet na i rrisin dyfish më keq se me kosovarëve në verë. Sa kalojë Shqipërinë, në Europë a nëSHBA, në konferenca, në aeroporte apo edhe në një bisedë të thjeshtë tu thuash se jam gjyqtarëhapin sytë dhe e kanë për nder që po bisedojnë me ty. Çfarë vlerësimi !!!​

​Po si nuk doli një qytetarë a gazetarë a pushtetarë që të falenderoj, të tregoj mirënjohje për punën tonë heroike, të pavlerësuar as ekonomikisht dhe as në dinjitet. Me një page tëbarabartë me një mësues gjimnazi japim drejtësi njërëzve. Bota i ka dhënë çdo njeriut festen që i takon. Gjyqtarit për t’iu garantuar dinjiteti, të mos indimdohen dhe populli të ketë besim, shteti i garanton shtëpi më vehte, sigurime të plota shëndetësore, shoqërore, kualifikime ndërkombëtare,  trajtim special për fëmijët dhe bashkëshorëtët, me pensione suplementare, me pushime tëpaguara dhe me pagë 10 fish nga shtresat mestare. Ofrojeni këtë dhe drejtësia do të jetë ndoshta ashtu siç do e kërkoni ju, ideale. 

​Me trajtimin që shteti dhe ju na bëni po japim shpirtin  e durimi po soset. Udhëtojmë tëqë të rinj, dimër e verë nëpër rrethe, qëndrojmë në rrugë bashkë me atë që kemi dënuar për tëhypur në të njëjtin furgon, sakrifikojmë netët e fëmijëve tanë për të bërë vendimet në kohë, për tëmos munguar një ditë në punë edhe veten e harrojmë se jemi sëmurë,  fleme nëpër hotele ku nuk kemi shtëpi dhe gjithçka marrim për resto është vetëm mosmirënjohje. ​

​Njerëz, gazetarë, pushtetarë boll u morët me ne, jeni treguar mosmirënjohes për punën dhe dinjitetin tonë gjithmonë. Lëreni ndërkombëtarët të mendojnë më shumë. Pasi vettingu të ndajë shapin nga sheqeri, merrni guximin dhe kërkoni publikisht falje për gjyqtarët që i keni cënuar pa të drejtë. Kërkojuni falje edhe familjarëve tonë, në këtë botë apo në të përtejmen, qënuk kanë asnjë faj përpos se fati i keq ose jo, u ra të na kenë ne, në mesin e tyre.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.