Gjendet trupi pa kokë i gazetares suedeze Kim Val
"Kufoma pa kokë e gjetur në bregdetin e Kopenhagenit është identifikuar dhe i takon gazetares së zhdukur suedeze, Kim Val. Kemi të bëjmë me një trup pa kokë, duart, këmbët dhe koka janë qenë prerë qëllimisht," tha zëdhënësi i policisë, Jens Moller.
"Gazetarja suedeze u "zhduk" menjëherë pas kishte hipur në nëndetësesen e multi-milionerit danez, Peter Madsen. Pronari i nëndetëses private "Nautilus" argumentoi në gjykatë se kishte hedhur jashtë nëndetëses trupin e gazetares suedeze, e cila u zhduk në mënyrë misterioze më 11 gusht, ndërsa po investigonte mbi ndërtimin e kësaj anije në Kopenhagë.
Peter Madsen kishte deklaruar më parë se e zbriti gazetaren Kim Val në ishullin Refschalen të Kopenhagenit mbrëmjen e 10 gushtit. Pasi ai u arrestua nga policia ai pranoi se "në nëndetëse kishte ndodhur një aksident" që kishte lënë të vrarë gruan 30 vjeçare. Madje ai tha se hodhi kufomën në det, në gjirin e Kegkon, rreth 50 kilometra në jug të kryeqytetit danez. Sipas policisë, miliarderi Madsen akuzohet për vrasje nga pakujdesia, pa dhënë më shumë detaje për rrjedhën e hetimeve.
Add new comment