Vuçiç: Jo modelit qipriot për Kosovën. E ngrin konfliktin për 100 vjet të tjera
Presidenti serb Aleksander Vuçiç ka hedhur poshtë si të paarsyeshëm aplikimin e modelit qipriot për Kosovën. Duke folur nga qyteti i Vladicin Han, Vuçiç tha se modeli qipriot do të thotë konflikt i ngrirë edhe për 100 vjet.
“Njerëzit tanë kanë qejf ta dëgjojnë modelin qipriot, atë izraelito – jordanez dhe të Shën Pjetrit. Pa përmendur modelin e dy Gjermanive...Qipro...dhe ne do të kemi këtë gjendje për 200 vjet të tjera. Problemi nuk do të zgjidhet sepse është një betejë për territor”.
Përgjigja e Vuçiç shkon për politikanin serb të veriut të Kosovës, Oliver Ivanoviç, i cili propozoi modelin qipriot si një mënyrë për të zgjidhur çështjen e Kosovës në kuptimin e një marrëveshjeje serbo-shqiptare.
http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2017&mm=08&dd=18&nav_id=10...
Add new comment