Kartel jo konkurencë

Postuar në 30 Korrik, 2017 12:22

Duket epoka e konsumizmit po i jep të drejtë postulatit se partitë vetëm qeverisin, ndërkohë që kastat sundojnë. Media rend pas deklaratave të kryeministrave dhe ministrave, ndërkohë që standardi i jetës sonë, cilësia e saj dhe e ardhmja është vendosur tashmë nga ata që dominojnë dhe përcaktojnë tregun. 

Gjermania po brohoritet si një demokraci liberale, ku tregu funksionon në mbrojtje të konsumatorit. Ku konkurenca është e siguruar etj.. Fabula që fshehin një fluks miliardash që në sektorin e industrisë së makinave ka përmbysur parimet e tregut dhe ka gjeneruar Kartelin. 
Këtë fjalë gjen revista e njohur “Spiegel” për të përshkruar atë që ka ndodhur poshtë të ashtuquajturës konkurencë mes kompanive gjermane të prodhimit të makinave. Në një shkrim të gjatë kushtuar këtij sektori e që merr shkas nga skandali i Volkswagen me parametrat e emetimit të gazrave, “Dieselgate”, revista zbulon se parimi i konkurencës është zëvendësuar nga parimi i koordinimit. 

Kompani të tilla si Volkswagen, Daimler, Audi, Porsche kanë koordinuar vepromet e tyre në disa takime të niveleve të larta. Një shembull është dakordësimi për shpejtësinë maksimale kur mund të bësh hapjen e kabriolet, një tregues por edhe vlerë në marketim. 
“Nuk ka konkurencë kur vjen puna te shpejtësia”, citon revista një takim të mbajtur në Bad Kissingen. Kjo pasi gara në këtë drejtim prodhojnë kosto më shumë, risqe teknologjike dhe shton numrin e përplasjeve. Tjetër gjë i duhet industrisë. Rezultat i këtij takimi është fakti se të gjitha automjetet e prodhuara nga këto kompani lejojnë hapjen e kabriolet deri në shpejtësinë 50 km/h. Revista shkruan se ka patur marrëveshje për sistemin e sediljeve, ajrit, motorrit etj.. Pra disa grupe bien dakord dhe mandej hedhin në treg markat e tyre duke shitur atë që duket dhe duke qenë të qetë se konkurenca është vetëm një aspekt formal që mendohet se ekziston duke patur në mendje klientët. 

Në fakt ajo nuk ekziston më aspak dhe këtu ai shteti që brohoritet kaq shumë. Duke se thjesht ka futur hundën brenda, por nuk ka vepruar. Kompanitë duket se janë zbuluar në këtë lojë dhe kanë pranuar diçka. “Spiegel” citon një deklaratë të lëshuar nga Volksëagen sipas të cilës praktika e koordinimit ka nisur të paktën që në fund të viteve ’90 dhe ka vazhduar pa ndërperje.

Në shkrim theksohet se kjo që ka ndodhur ka vendosur klientët përpara një mashtrimi masiv, pasi logjikisht nëse kompanitë bien dakord, angazhimi inxhinierik për të risi, nuk është më domosdoshmëri. 
Cilësia pra nuk është ajo që pretendohet dhe imazhi i pacenuar si markave gjermane është përherë e më shumë një iluzion. Një tjetër goditje vjen nga fakti se poseduesit e makinave me naftë nuk lejohen më të lëvizin në qytet dhe këtë politikë kompanitë e kanë ditur më parë. Shitja e një makine të tillë patjetër që sjell humbje, pasi bëhet me çmim të lirë, ndërkohë gjobat që parashikohen ndaj kompanive në këtë rast godasin aksionerët e tyre, aksionet e të cilëve zhvlerësohen. Një reaksion zinxhir, pasojë e një mashtrimi që nxjerr kokë në formën e një piramide edhe në këtë sektor. Komisioni Europian ka nisur vendosjen e gjobave miliardëshe ndaj praktikave të këtilla dhe nuk është çudi që të shkhim zhvendosje kompanish jashtë BE-së, siç ndodhi në ShBA. 

 

http://www.spiegel.de/international/germany/the-cartel-collusion-between...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.