T. G. Ash: Anglo -saksonët janë rrëzuar, por është shpejt të mos i llogarisësh fare ata

Postuar në 28 Korrik, 2017 10:20

Timothy Garton Ash shtron një pyetje që tanimë po bëhet e zakonshme në mediat e njohura të Perëndimit: a përfaqëson Brexit dhe fitorja e Donald Trump rënien e perëndimit? Më tej Ash pyet nëse lëmë mënjanë Perëndimin, a mund të flasim për fundin e Perëndimit anglo-sakson? Ai e nis shkrimin me një pasazh nga një përvojë e vockël në një farmaci në ShBA ku edhe shihet se me Trump, një pjesë e amerikanëve po përjetojnë dhe bashkëjetojnë me atë që është fundi i një kohe.  

Duhet të jesh nga Anglia”, thotë shitësi në farmacinë CVS në Menlo Park, Kaliforni. Kur i përmend Donald Trump, ai thotë: “Mos më bëj t’ia nis me atë që po ndodh në anën tuaj të Atlantikut. Zonja juaj May atje në Doëning Street është nxjerrë jashtë nga burokratët e Brukselit…”.

Jam i detyruar të pranoj atë që thotë. Teksa kërcej nga tigani i nxehtë i Brexit në zjarrin e Trump, pyes veten se kush është më keq. Ndryshimi transatlantik është pikë së pari, mes çmendurisë britanike të gjërave dhe çmendurisë amerikane të njeriut. Theresa May mund të jetë e drunjtë, e ngurtë dhe e paaftë, por krahasuar me Trump ajo duket si Nënë Teresa.

Është gjëja në vetvete, Brexit, që është një akt i çmendurisë kolektive dhe vetëdëmtimit nacional. Çdo javë që kalon sjell prova të reja që japin të kuptohet sesa e dëmshme ka për të qenë në thuajse çdo aspekt të jetës kombëtare dhe mbi të gjitha për votuesit e majtë të klasës punëtore që e miratuan atë. Ata do të jenë më të goditurit; në atë që është qysh tani një rënie në të ardhurat reale”, shkruan studiuesi i njohur.

Më tej shkrimi elaboron lëvizjet, manovrat në politikë, që po e vendosin Londrën dhe Ëashingtonin, të njohur për qeveri efikase dhe të arsyeshme në një konfuzion të plotë. Rrjedhje informacioni, gafa, çorganizim, këto janë simptomat që vihen re në të dy anët e Atlantikut, aty ku deri më dje sundonte rregulli dhe organizimi. Ky është konteksti që po ushqen të gjitha dyshimet dhe dilemat në botë, po ftoh aleatët dhe po detyron Europën të riorientohet nën drejtimin e një Gjermanie që po rimerr frenat.

Pra është ky fundi i Perëndimit? Apo të paktën i Perëndimit anglo-sakson? E dëgjova për herë të parë argumentin se ndërthurja e Trump me Brexit shënon një rënie të anglo-saksonëve nga një kryeministër finlandez dhe e kam dëgjuar nga shumë vëzhgues të tjerë. Shekulli i 19-të i përkiste Britanisë, shekulli i 20-të, të paktën post – 1945, SHBA-së. Neoliberalizmi që ushtroi një lloj dominimi ideologjik nga rënia e Bashkimit Sovjetik deri në krizën financiare të vitit 2008 ishte prodhim karakterisitik anglo-sakson. Është në vetvete shkaku bazë i pakënaqësive origjinale, të përhapura që kanë shfrytëzuar populistët për të marrë pushtetin si në Britani ashtu edhe në SHBA”, shkruan Ash me sa duket nën një gjendje ankthi dhe refuzimi për të pranuar këtë kënaqësi të madhe të një pjese të perëndimit për rënien e forcës anglo-saksone.

Ai bën një thirrje që i drejtohet ironikisht edhe Macron, presidentit fancez që sapo ka dalë në skenë me një ndjenjë vetësigurie.

Kujdes, chers amis se çfarë kërkoni. Ju mund të imagjinoni një shekull të 21-të të post anglo-sakson I iluminuar në mënyrë të lavdishme nga politikat e Macron dhe Justin Trudeau. Por Fortinbrasi që komandon skenën pas vetëshkatërrimit të Hamletit anglo-sakson me shumë gjasë do të ketë fytyrën e një Xi Jinping, Vladimir Putin apo Recep Tayyip Erdogan”, vijon ai që pranon se “po anglo-saksonët janë rrëzuar, por është shumë shpejt që të mos i llogarisësh ata”.

Ky lloj shënimi që reflekton një ankth të vërtetë për të ardhmen e një qytetërimi zbulon ndër të tjera atë dallim të madh racor brenda vetë Perëndimit. Ku raca anglo-saksone shihet këtu sipas një kriteri Ëeberian si garanci e demokracisë liberale, teksa frikërat e mëdha të LIIB-së, të fjetura për një kohë të gjatë, janë rizgjuar fuqishëm. Sot po flitet për një botë anglo-saksone duke nënkuptuar se Atlantiku është një rajon i mëvetësishëm që mundet edhe të kërkojë rrugën e vet, për ta lënë sërish Europën në fatin e vet, njësoj si në përballjet e shekullit të 19-të. Është një dështim që ngjan se nuk pranon të negociojë ndarjen e pushtetit brenda vetë Perëndimit për shkak të atyre faktorëve gërryes që e kanë bërë Europën dhe racat e saj ato që janë.

https://www.theguardian.com/commentisfree/2017/jul/28/trump-brexit-end-o...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.