Musk: Inteligjenca Artificiale, kërcënimi më i madh për njerëzimin

Postuar në 16 Korrik, 2017 23:39

Elon Musk, miliarderi amerikan që synon shumëçka që lidhet me përdorimin e teknologjisë dhe ambicien e njerëzimit për hapësirën, ka bërë një paralajmërim befasues për zhvillimin e Inteligjencës Artificiale. Sipas tij, përshpejtimi në këtë fushë, pa e shoqëruar me rregulla të qarta, mund të çojë në rënien e qytetërimit njerëzor.

Inteligjenca Artificiale është një rrezik themelor për të ardhmën e qytetërimit njerëzor në një mënyrë që as aksidenete automobilistike, as rrëzimet e avionëve, drogat apo ushqimi i keq ka qënë. Ato janë të dëmshme për një grup njerëzish, por jo për njerëzit si të tërë”, tha Musk para një grupi guvernatorësh. Sipas tij “Inteligjenca Artificiale mund të nisë një luftë duke krijuar lajme të rreme, përdoru llogari emailesh dhe njoftime të rreme shtypi apo duke manipuluar informacionin”.

Musk ka shtuar se është e nevojshme të merret në konsideratë zhvillimi i shpejtë në këtë fushë, duke ndërhyrë me rregullore paraprake dhe jo duke pritur që të veprohet pasi situata të ketë rrëshkitur jashtë kontrollit.

Zgjidhja e Musk – një njeri i dedikuar për inovacionin – është bashkimi i forcave me kompjuterët dhe ai po synon të shembullizojë këtë përmes kompanisë së tij “Neuralink” që kërkon zgjidhje për të lidhur trurin e njeriut me kompjuterët. Truri i lidhur në këtë mënyrë mund të krijojë sipas Musk kushtet e komunikimit pa nevojën e fjalës dhe të realizojë mësimin e diçkaje me shpejtësinë e shkarkimit elektronik të një libri. Ai qëndron bashkë me emra si Bill Gates dhe Stephen Hawking në paralajmërimin e tij për rrezikun e IA-së, por deri më sot nuk janë marrë edhe aq seriozisht.

https://www.washingtonpost.com/news/innovations/wp/2017/07/16/elon-musk-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.