4 milionë grekë në kufijtë e varfërisë, pragu nën 4 500 euro

Postuar në 23 Qershor, 2017 17:33

Të dhënat e publikuara nga Zyra e Statistikave të Greqisë lidhur me varfërinë, ilustrojnë përmasat e e këtij problemi në shtetin fqinj. Ndonjëherë shifrat janë të mjaftueshme për të kuptuar realitetin, pasi 35.6% e popullsisë greke (3,789,300 persona) janë në kufijtë e varfërisë apo përjashtimit social.

Edhe pse situata nuk ka ndryshuar shumë nga 2015, shifrat tregojnë një rënie të pakonsiderueshme varfërërisë, pasi që në vitin 2015, niveli ishte në 35.7% ose 3.8285 milion njerëz.Sipas ELSTAT, rreziku i varfërisë apo përjashtimit social është më i lartë për moshat nga 18-64 vjeç. Krahasuar me vendet e tjera të për vitin 2016, Greqia (35.6%) është e treta me rrezikun më të lartë nga varfëria dhe përjashtimi social, pas Bullgarisë (40.4%) dhe Rumanisë (38, 8%), të ndjekura nga Letonia (28.5%), Spanja (27.9%), Hungaria (26.3%), Belgjika (20.7%), Austria (18%) dhe Finlanda (16, 6%).

Pragu i varfërisë llogaritet në 4,500 euro në vit për person dhe 9,450 euro për familjet me dy të rritur dhe dy fëmijë nën 14 vjeç, ndërsa të ardhurat mesatare vjetore të disponueshme të familjeve vlerësohen në 14 932 euro.

http://www.protothema.gr/economy/article/691090/shedon-4-ekat-ellines-vr...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.