Presidenti i zgjedhur: Përgjegjësinë për gjakun e derdhur do ta mbajë Edi Rama dhe Haki Çako
Presidenti i zgjedhur Ilir Meta ka qenë sot sërish në një emission televiziv për të përsëritur mesazhet politike ndaj kryeministrit. Në “Koha për t’u zgjuar” në "News24", Meta që ngjan së fundmi vetëm si kryetar i LSI-së, ka deklaruar se për ditën e zgjedhjeve përgjegjësi mbajnë Rama dhe drejtori i Policisë.
“Nuk do lejohet as policia dhe askush të dhunojë zgjedhjet. Është derdhur gjak deri tani dhe përgjegjësinë për çdo gjak të derdhur do ta ketë Edi Rama dhe drejtori i Policsë”, tha Meta. I pyetur për përgjegjësitë e LSI-së për situatën e tanishme, Meta ka bishtnuar duke i mveshur vetes një rol moderatori.
“Nëse Shqipëria nuk ka rënë në greminë këtë e ka arritur LSI-ja. Ne nuk lejuam kapjen e drejtësisë. LSI ka qenë garanci për katër vite normalitet”, tha ai.
http://balkanweb.com/site/a-ka-garanci-per-diten-e-zgjedhjeve-meta-pergj...
Comments
Kujdes prej tij, se ky ka
Kujdes prej tij, se ky ka lindur trim (mos i tregoni kujt mor amani)
Add new comment