Apple drejt finalizimit të Motorit Neuronik në celularë
Apple mund të japë një tjetër goditje në tregun e telefonisë bashkë me të cilën me gjasë do të pasojë edhe një standard i ri në përdorimin e Inteligjencës Artificiale dhe masivizimin e saj. Kompania është duke punuar për një qark të integruar të quajtur Motori Neuronik Apple(Apple Neural Engine) i cili do të shërbejë për proceset e inteligjencës artificiale në pajisjet e telefonisë celulare. Aktualisht Siri dhe Google Assistant janë provat e para të kësaj, por ato janë shërbime që mbështeten në servera, pra kanë nga pas një infrastrukturë të vetën. Apple synon që këto procese t’i inkuadrojë nga fillimi në fund në pajisje e vogël. Aplikacionet mendohet të shtohen s.psh ato që kanë të bëjnë me shëndetin. Aplikacionet do të jenë funksionale edhe ku pajisja nuk është e lidhur me internetin. Bëhet fjalë për monitorim të plotë të parametrave në kohë reale duke hedhur hapat e parë – nga një drejtim i papritur – i asaj që mund të quhet mjekësia parandaluese.
“Telefoni do të jetë pjesë e një ekositemia autonomy të makinave inteligjente dhe autonome, përfshirë makinat”, shkruan “phys.org”. Aspekti negative? Njerëzit po pranojnë përfitimet e teknologjisë duke lëshuar territorin e aktivitetit të vet. Humbje e aftësive konjitive dhe të atyre për ë bërë disa analiza të pavaruara.
https://phys.org/news/2017-05-apple-mobile-ai-chip-intelligence.html
Add new comment