Vdes pas operacionit në gju 16-vjeçarja, dyshohet për mbidozë anestezie
Një 16 vjeçare humbi tragjikisht jetën pas komplikacioneve që shoqëruan operacionin e saj në gju. Blerta Pepa, ish-pjesëmarrëse në edicionin e spektaklit "Gjeniu i Vogël" në Televizionin Klan iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në një spital privat pas dëmtimit të ligamentit dhe meniskut të gjurit. 16 vjeçarja, nxënësve e shkollës Çajupi në kryeqytet kishte dëmtuar gjurin në orën e fiskulturës në shkollë.
Prindërit iu drejtuan një Spitali privat në kryeqytet, ku mjekë rekomanduan ndërhyrjen. Dyshimet janë se mjeku anestezist injektoi një dozë më të madhe se sa duhej, çka mund të ketë shkaktuar edhe komplikacionet pas operacionit. Vetë mjeku anestezist, Tefik Zhurda pritet të merret në pyetje pasi të dalë nga reanimacioni ku u shtrua pas një tentative vetëvrasjeje. Të afërmit e 16 vjeçares akuzuan mjekët e spitalit por edhe Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Arsimit për neglizhencë ndaj këtij rasti.
"Si I pari I qeverise te kerkoj te behet cdo gje qe drejtesia te vihet ne vend pasi ajo vdiq nga babezia e eurove te spitaleve private e shtetit qe nuk u interrsua qe ta mundesoje sherimin pasi ne ministri te shendetesise dhe te arsimit ( u vra ne gju ne oren e fiskultures tek Cajupi) dhe pergjigjia qe sa femije vriten ne dite ne shkolle nuk i ndihmojme dot. Duam drejtesi"-shkruan daja i vajzës 16 vjeçares, Spiro Likaj.
http://shqiptarja.com/home/1/16-vje-arja-vdes-gjat--operacionit-mjeku-te...
Add new comment