Kamenos thirret në interpelancë urgjente për deklaratat mbi shqiptarët e Maqedonisë
Qëndrimet e ministret grek të Mbrojtjes, Panos Kamenos lidhur me çështje të politikës së Jashtme kanë detyruar 18 deputetë të Partisë Konservatore në opozitë “Demokracia e Re” të thërrasin në interpelancë urgjente ministrin dhe t’i kërkojnë Ministrisë së Jashtme Greke të pozicionohet lidhur me këto deklarata. Në një intervistë të fundit në TV SKAI (05/07/2017) Ministri i Mbrojtjes Panos Kamenos bëri disa deklarata në lidhje me politikën e jashtme të Greqisë në Ballkan, duke thënë ndër të tjera:
a. "Mendoj pra, se garancia për Perëndimin është të krijojë një aks të krishterë."
b. "Në Maqedoni është e qartë se shumica e popullsisë është shqiptare."
c. "Unë nuk do të pranoj kurrë përdorimin e termit 'Maqedoni' '.
Në kërkesën drejtuar parlamentit deputetët e Demokracisë së Re theksojnë se "Është e nevojshme që politika e jashtme e vendit të ndiqet me qëndrueshmëri, përgjegjësi dhe maturi, veçanërisht në një kohë kur situata në Ballkan është e paqëndrueshme dhe kritike", duke theksuar se në bazë të regjistrimit të fundit zyrtar (2002, libri XIII, Shkup, 2005, fq. 34), popullsia e përgjithshme e Maqedonisë ka qenë 2,022,547 banorë 1.297.981 prej të cilëve ose 64% është janë sllavomaqedonë dhe 509.083 ose 25.2% janë shqiptarë ".
Deputetët i kërkojnë Ministrisë së Jashtme nëse pajtohet me deklaratat e Ministrit të Mbrojtjes dhe nëse qëndrimet e Kamenos për “aksin e krishterë” “emrin apo përberjen e Maqedoinisë përbëjnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Jashtme. Ministri grek i Mbrojtjes është bërë disa herë protagonist në media me deklaratat dhe veprimet e tij dhe sidomos kërcënimet ndaj fqinjëve, duke u shfaqur madje me rroba kamuflazhi edhe në kufirin me Shqipërinë.
http://www.cnn.gr/news/politiki/story/79952/erotisi-18-voyleyton-tis-nd-...
Add new comment