18 qershori, çështje sigurie. Kryeministri nuk jep më garanci se "Shqipëria nuk detabilizohet"
Tri ditë më parë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë konferencës me gazetarë deklaroi i prerë dhe madje me një ndjenjë vetësigurie ironizuese ndaj PD-së, se “Shqipëria nuk ka shans të destabilizohet”. Duke cilësuar edhe lëvizjes e opozitës me Çadrën si pjesë e një skenari desatbilizues në rajon, Edi Rama, u dha garanci shqiptarëve se vendi qëndron i fortë, si shkëmb siç iu drejtua edhe Carl Bildt në tuiter. Mirëpo një ditë më pas Kryeministri Edi Rama u tërhoq nga zgjedhjet në Kavajë duke deklaruar për shqiptarët se ka patur skenarë destabilizues. Zgjedhjet mbetën pa u bërë në Kavajë, kjo për opozitën u konsiderua një fitore, ndërkohë që nga analistët në seri të qeverisë si lëvizje taktike. Megjithatë, sot në Gjirokastër me rastin e një aktiviteti për Ditën e Europës, kryeministri ka lënë të kuptohet se diçka ka ndodhur në analizën e të dhënave të tij për stabilitetin e Shqipërisë, kur deklaroi se ”unë shpresoj shumë që këtë moment udhëkryqi të brendshëm ne ta kalojmë njerëzisht”. Nuk dihet se çfarë kuptimi ka kjo deklaratë, por është vetë kryeministri e bashkë me të edhe ambasadorët që i rendin nga pas që po e transformojnë 18 qershorin një çështje sigurie për vendin. Dhe ky është patjetër dështim.
Add new comment