Ministria e Brendshme: Konflikti politik mund të shfrytëzohet për akte destabiliteti dhe terroriste

Postuar në 17 Prill, 2017 16:02

Ministria e Brendshme e Shqipëria paralajmëron qytetarët për situatën e brishtë të sigurisë ku ndodhet vendi. Përmes një njoftimi për shtyp, Ministria bën me dijë se në ditën e Pashkëve u angazhuan në gatishmëri 5000 policsë, nisur edhe nga njoftime të caktuara për akte destabilizuese. Me më shumë rëndësi është fakti se dikasteri që drejtohet nga Fatmir Xhafaj nënvizon potencialin destabilizues të situatës politike që mund të shfrytëzohet përmes akteve tgë ndryshme nga aktorë të caktuar.

Është me shumë rëndësi të kuptohet nga të gjithë se situatat e konfliktit politik në një vend si Shqipëria, edhe në kontekstin e zhvillimeve rajonale, mundet të shfrytëzohen lehtësisht nga elementë të caktuar për të kryer akte kriminale, destabiliteti deri edhe terroriste. Ndaj inkurajojmë fort çdo qytetar të ndershëm që për hir të interesit të tyre dhe të familjeve të tyre të raportojnë çdo fakt apo të dhënë që ngjall dyshime në lidhje me rendin dhe sigurinë publike“, thuhet në njoftim, raporton Tv Klan.

http://tvklan.al/mb-konfliktet-politike-mundet-te-shfrytezohen-per-desta...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.