Hedhja e bombës në Afganistan, një akt jonjerëzor. Helm për tokën dhe për ujin...

Postuar në 16 Prill, 2017 16:02

Ish-presidenti afgan Hamid Karzai deklaron në një intervistë për Al Jazeera se hedhja e bombës 11 tonëshe në vendin e tij nga SHBA, është një akt jonjerëzor.

“Ky është helm për ujin tonë, për tokën tonë, për jetët e pafajshme. Dhe ky helm do të jetë aty gjatë”, thotë Karzai, një njeri i amerikanëve në politikën afgane. Çfarë është më fatkeqe është se në çdo analizë të bërë për këtë akt të kryer javën e kaluar, hedhja e bombës shikohet thjesht si mesazh force për aktorë të tjerë si Korea e Veriut apo Rusia dhe aspak si zgjidhje radikale për një situatë ushtarake në Afganistan, një vend që është kthyer në shesh eksperimental nga SHBA dhe partnerët e vet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.