Lëvizja e Metës në funksion vetëm të Metës. A po viktimizon opozita aksionin e vet?
Disa media raportojnë se neës Ilir Meta dhe Lëvizja Socialiste për Integrim pritet të tërheqë nesër ministrat nga qeveria. Ky është një hap që ezuaron presionin politik të mundshëm të LSI-së e cila u kujtua të bënte opoizitë me qeverinë ku aderon vetëm katër vite pas ndenji në pushtet. Në çdo rast, akti nëse bëhet realitet, e natyralizon skenën politike, në përshtatje me kërkesat politike që artikulon secila forcë. Sa për LSI-në kjo e fundit ka bërë të qartë vetëm një gjë: Edi Rama nuk mund të jetë më kryeministër. Burimet thonë se Meta i ka bërë një ofertë konkrete Ramës për rikonfirmimin e kolaicionit: zv. Kryeministrin, Ministrinë e Brendshme, Presidentin t’i ketë ndër të tjera partia e Metës. Në zgjedhje të hyhet në koalicion pa PDIU-në, pasi sistemi nuk favorizon në kësi rastesh.
Mund të pyetet: Ku lidhen këto kërkesa me protestën e opozitës? Formalisht asgjëkundi, por një tjetër pyetje ka edhe më shumë rëndësi: Pse këmbëngulet kaq shumë për Ministrinë e Brendshme?
Add new comment