Policia ndalon qarkullimin në Rr.e Elbasanit se do fliste Veliaj
Policia e Tiranës kufizoi për disa orë lëvizjen e automjeteve në rrugën e Elbasanit në kryeqytet, duke bllokuar hyrjen nga rrethrrotullimi i Saukut, po ashtu edhe në sensin e kundërt. Trafiku u devijua nga segmenti i Unazës së Madhe të kryeqytetit, duke mbingarkuar segmentin nga hyrja e Liqenit Artificial.
Me pak fjalë gjithë fluksi i automjeteve të vinin nga zonat Juglindore të vendit u detyrua të devijojë lëvizjen. Lajmi u raportua në Tv Klan që referuar burimeve të policisë theksonte se shkak për bllokimin e lëvizjes së automjeteve në rrugën e Elbasanit u bë një aktivitet i kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në zonën pranë Liceut Arstistik.
Por zyrtarisht policia tha se shkak i bllokimit të kalimit në rrugën e Elbasanit ishte mbingarkesa nga kufizimi i lëvizjes në bulevardin Qëndror të Tiranës për shkak të çadrës së opozitës. Gjithsesi fakt është se kryebashkiaku Veliaj e kreu aktivitetin që kishte parashikuar të niste në orën 10 të paradites për rindërtimin e shkollës Kosova, dhe që për shkak të shiut aktiviteti u shty me 2 orë, kohë në të cilën u bllokua edhe qarkullimi nga policia.
Add new comment