Habit ministri i Jashtëm britanik, ja si ka dalë për vrap
Paraqitja sportive e ministrit të Jashtëm britanik, Boris Johnson, një mbështetës i flaktë i Brexit ka habitur sërish. 52-vjeçari është parë këtë javë në Newcastle në Britani duke bërë vrapim në park. Por rrobat që kishte zgjedhur tregojnë se ai nuk jep asnjë kacidhe për veshjen, atë sportive të paktën.Pantallona të shkurtra me lule kubaneze, një kapuç me viza dhe një t-shirt të lagur nga djersa ishte kombinimi që shkaktoi jo pak reagime në rrjetet sociale. "Johnson qepi pantallona të shkurtra nga perde”-ishte një nga komentet në shtypin britanik.
Add new comment