Deputeti i LSI-së: Policia shqiptare mbështet kriminelët
Pas akuzave të Ylli Manjanit dhe shkarkimit të tij si ministër Drejtësie, u duk sikur partia e Ilir Metës distancua nga retorika e ish-ministrit, në emër të stabilitetit të vendit siç tha vetë kryetari i LSI-së. Përtej këtij qëndrimi njerëzit e LSI-së nuk e kanë ulur ritmin e sulmeve ndaj ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, duke denoncuar lidhjet e policisë shqiptare me krimin edhe në mediat e huaja. Ndonëse Ilir Meta foli mesditën e së martës për zgjidhje institucionale dhe jo shfaqje televizive, boritë e LSI-së vazhdojnë me aksionin kundër Sajmir Tahirit.
Deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo u shfaq të martën në mbrëmje në edisionin qëndror të Lajmeve në stacionin grek Tv Star, ku denoncoi lidhjet e policisë shqiptare me krimin dhe bastisjet në shtëpitë e banorëve të minoritetit në Dropull. Kronika trajtonte pikërisht këtë shqetësim, grabitjet në shtëpitë e vorioepirotëve (citojmë televizionin) dhe rolin kriminal të policisë që sipas deputetit të Gjirokastrës ka lënë mënjanë problemet me të cilat ndeshen banorët e minoritetit, duke u marrë me mbjelljen e kanabisit.
“Policia të mos mbështesë kriminelët, por të merret me problemet e njerëzve, me grabitjet, bastisjet, me vjedhjet. Mbjellja e kanabisit këtu është kthyer në një fenomen dhe në shumë raste policia ka lidhje me personat që kultivojnë kanabis. Dje i quajta kriminelë”- deklaroi Tavo për TV Star.
http://www.star.gr/ellada/356344/albanoi-kakopoioi-spernoyn-ton-tromo-st...
Add new comment