Gazeta "Blic": Putin gati të njohë Kosovën

Postuar në 23 Janar, 2017 19:16

Gazeta më e madhe serbe, Blic e ka hapur numrin e sotëm me titullin “Putin do të njohë Kosovën”. Në shkrim thuhet se “Putin do të njohë Kosovën, sipas një marrëveshjeje që do shënojë një erë të re në marrëdhënieve mes Rusisë dhe SHBA-së".
Duke cituar specialistë të diplomacisë ruse dhe serbe, “Blic” thekson se do të ketë një këmbim të territoreve me Krimenë. Ndërkaq, gazeta serbe i referohet edhe një interviste të Putinit në shtatorin e shkuar, kur ai fliste për njohjen e Kosovës. 

Atëherë Putin u shpreh se Perëndimi nuk po e njeh vullnetin e popullit në Krime, ku sipas tij 70% dëshirojnë bashkimin me Rusinë, e në anën tjetër në Kosovë bën të kundërtën. Ndërkaq, një prej eksperteve më të njohura britanike dhe komentatore në Rusi e ka paralajmëruar njohjen e Kosovës disa ditë më parë.  

Meri Dejevski, e cila takohet rregullisht me udhëheqësit e Kremlinit, përmes grupit “Valdai”, tha se Moska mund ta njohë Kosovën si pjesë e një marrëveshjeje-paketë, qëllimi i së cilës ishte mbyllja e problemeve të ndryshme post-Luftës së diplomacisë së ftohtë që kishin prishur marrëdhëniet ndërmjet forcave. Duhet thënë se ky është një nga skenarët që qarkullojnë javët e fundit pas disa incidenteve që kanë rritur tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit. Udhëheqësit e dy vendeve do të takohen me ndërmjetësimin e Brukselit për të sheshuar mosmarrëveshjet dhe rinisur dialogun.

http://www.blic.rs/vesti/svet/britanci-u-strahu-tramp-putin-kosovo-rat-n...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.