Mosadi izraelit, partner me Agjencinë  Kosovare të Inteligjencës

Postuar në 12 Janar, 2017 10:37

Ishte Agjencia Kosovare e Inteligjencës që parandaloi një sulm terrorist në ndeshjen e futbollit, mes Shqipërisë e Izraelit në Shkodër. Kjo është bërë shkak që shërbimi i inteligjencës dhe zbulimit  izraelit, Mossad t’i ofrojë bashkëpunim autoriteteve të Kosovës.

Agjencia Kosovare e Inteligjencës ka marrë një letër falënderimi nga shteti i Izraelit ku i ofrohet bashkëpunim për çështje të sigurisë. Këto e ka bërë të ditur kryetari i Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së, Haxhi Shala. “Aty thuhet një falënderim i jashtëzakonshëm për AKI-në dhe në të ardhmen do të kenë bashkëpunim të mirë mes dy agjencive”, tha ai.

Shala gjithashtu foli edhe për rastin e Haradinajt, për të cilin Kuvendi i Kosovës debatoi gjatë. Ai tha se nuk beson se Franca do të mund ta pranonte ekstradimin e Haradinajt në Serbi, por nëse kjo ndodh, thotë se do të bie shtetësia e Kosovës

http://lajmpress.com/sulmet-terroriste-mossad-i-ofron-bashkepunim-aki-se....

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.